SHBA ka vrarë 10.000 militantë islamikë në nëntë muaj

Publikuar tek: bota, më 12:30 03-06-2015 SHBA ka vrarë 10.000 militantë islamikë në nëntë muaj

Më shumë se 10.000 luftëtarë shtet islamik janë vrarë që kur forcat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara filluan fushatën e tyre kundër grupit militant në Irak dhe Siri nëntë muaj më pare. lajmi është konfirmuar  nga zëvendës sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.

"Që nga fillimi i kësaj fushate, më shumë se 10.000 militantë janë vrarë. Ne kemi konceptuar një plan tre vjeçar dhe  jemi vetëm në nëntë muajt e parë", deklaroi Blinken në një intervistë për “Franca Inter”.

Një ditë më parë, në mbeldhjen e aleatëve kundër ISIS, kryeministri irakian, Haider Al-Abadi, akuzoi pjestarët e koalicionit se nuk po bënin mjaftueshëm për të ndihmuar qeverinë e tij që të rifitojë territoret e humbura.

Takimi i koalicionit në Paris u mbajt pak ditë pas humbjes më të madhe të qeverisë irakiane prej rreth një viti, kur militantët e Shtetit Islamik morën nën kontroll qytetin Ramadi, kryeqendrën e provincës sunite Anbar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076730251312256
array(1) { ["section"]=> string(59) "shba-ka-vrare-10-000-militante-islamike-ne-nente-muaj-12577" }