SHBA: KQZ të certifikojë rezultatet, shqetësim për ne blerja e votave dhe presioni mbi votuesit

Publikuar tek: politike, më 15:56 22-06-2015 SHBA: KQZ të certifikojë rezultatet, shqetësim për ne blerja e votave dhe presioni mbi votuesit Ambasadori Donald Lu dje ne qendrat e votimit ne Vore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga institucionet në Shqipëri të certifikojnë sa më shpejt rezultatin e zgjedhjeve, që sipas tyre, patën probleme por jo madhore. 

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë qytetarët e Shqipërisë për ushtrimin paqësisht të së drejtës së tyre demokratike për të votuar në zgjedhjet vendore më 21 qershor 2015. Numërimi i votive vazhdon dhe iu bëjmë thirrje institucioneve demokratike të sigurojnë certifikimin e shpejtë dhe tërësor të rezultateve.

Votimi ditën e zgjedhjeve nuk pati incidente madhore apo akte dhune. Ne i bëjmë jehonë gjetjeve paraprake të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore dhe ndajmë shqetësimet e tyre për blerjen e votive, pretendimet për presione mbi votuesit, institucionet e politizuara zgjedhore dhe parregullsi të tjera. Nxisim qeverinë dhe partitë politike të punojnë për t’i trajtuar këto gjetje dhe rekomandimet e tjera të ODIHR” thuhet në deklaratën e SHBA.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eduard Kapri fitore me mbi 1 mijë vota kundrejt Diana Miles në Pogradec, fiton edhe Shametaj në Selenicë
Kukësi fitohet nga e djathta , mbi 2 mijë vota për Bashkim Shehun »
Article Logic
Execution time: 0.016249179840088
array(1) { ["section"]=> string(99) "shba-kqz-te-certifikoje-rezultatet-shqetesim-per-ne-blerja-e-votave-dhe-presioni-mbi-votuesit-14348" }