SHBA ‘ndëshkon’ Turqinë, dyfishon çmimin e dy prej eksporteve kryesore

Publikuar tek: bota, më 15:46 10-08-2018 SHBA ‘ndëshkon’ Turqinë, dyfishon çmimin e dy prej eksporteve kryesore Trump-Erdogan

Pas debateve të kohëve të fundit, SHBA ka dyfishuar tarifat mbi produktet turke duke shënuar kështu fillimin e një “ndëshkimi” ekonomik e financiar ndaj Ankarasë.

Subjekte të tarifimit të dyfishtë janë bërë çeliku dhe alumini turk, dy prej eksporteve kryesore të Turqisë në botë.

Lajmi u bë publik nga vetë Presidenti amerikan Donald Trump.

Ndërkohë monedha turke lira shënoi një rënie të re rekord kundrejt dollarit amerikan dhe euros, duke humbur më shumë se shtatë për qind në vlerë, ndërsa mosmarrëveshjet me Shtetet e Bashkuara nuk po tregojnë shenja zbutjeje.

Tashmë lira turke ka humbur mbi një të tretën e vlerës ndaj dollarit dhe euros këtë vit, si pasojë e shqetësimeve që lidhen me politikën e brendshme ekonomike dhe situatën politike.

Por presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili kishte qëndruar në heshtje të plotë gjatë gjithë javës, ndërsa monedha turke shënonte çdo ditë rënie, shprehu besim për situatën.

"Ne nuk do ta humbasim luftën ekonomike. Me vullnetin e zotit do të kapërcejmë këto fatkeqësi (duke iu referuar përmbytjeve në Ordu) dhe gjithashtu do të jemi të suksesshëm në luftën ekonomike", tha ai.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PAMJE TË RËNDA, përdhunuan për vdekje 10-vjeçarin, varen në publik 3 pedofilët
Të shtëna me armë në Kanada, mes të vdekurve 2 policë »
Article Logic
Execution time: 0.020015954971313
array(1) { ["section"]=> string(74) "shba-ndeshkon-turqine-dyfishon-cmimin-e-dy-prej-eksporteve-kryesore-130723" }