SHBA, Panariti i bën donacion disa artifakte Muzeut të Holokaustit në Washington

Publikuar tek: ekonomi, më 15:32 17-07-2016 SHBA, Panariti i bën donacion disa artifakte Muzeut të Holokaustit në Washington

Ministri i Bujqësisë , Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti,  vizitoi Muzeun e Holokaustit në Washington D.C ku takoi Radu Ioanid, Drejtori i Arkivës së këtij muzeut.

Me këtë rast, Panariti , i ka bërë një donacion Muzeut të Holokaustit, artifakte që i përkisnin familjes së tij, e cila shpëtoi një familje hebreje gjatë kohës së luftës së dytë botërore duke e ndihmuar të kalonte kufirin nga Greqia në Shqipëri.

Panariti i dhuron Muzeut të Holokaustit, 2 ora dore që i përkisnin  familjes së tij dhe një palë rruaza që mbante vajza e familjes hebreje. 
Kur deportimet e Hebrejve nga Selaniku, filluan  në Marsin e 1943, Mari dhe Eli Kuonne, arritën të arratiseshin dhe të shpëtonin me vajzën e tyre Frida, e cila kishte lindur në 1931.

Ai kontaktoi me një tregtar shqiptar, Isuf Panariti, I cili në atë kohë ishte në Selanik për biznes, dhe  kaloi përtej kufirit familjen prej tre vetësh dhe I strehoi ata në shtëpinë e tij në Korcë. Kur Gjemanët pushtuan Shqipërinë në 1943, familja Kuonne së pari u fshehën në shtëpine e Panaritëve, dhe më tej Eli Kuonne u bashkua me Partizanët, ndërsa bashkëshortja e tij dhe e bija u shpërngulën në një fshat të largët dhe qëndruan në familjen e  Niqi Panaritit. 


Ndërsa Shqipëria u çlirua në tetorin e 1944, Eli Kuonne u rikthye nga forcat partizane dhe mori familjen e tij për Selanik. Lagjja e Hebrejve ishte shkatërruar plotësisht dhe kushërinjtë e tyre qenë vrarë. Kuonet e rindërtuan jetën e tyre në Selanik, dhe në 1954 Frida u martua me një tregtar Hebre, me emrin Isak Matalon.

Përgjatë viteve mbajti korrespondencë me familjen Panariti, por takimet ishin të pamundura për shkak të politikave izolacioniste të diktaturës komuniste. Pavarësisht të gjithë kërkesave të vazhdueshme, pasi Isuf Panariti ndërroi jetë, Isak Malaton bëri peticion pranë Ministrisë së Jashtme Shqiptare, duke kërkuar që bashkëshortes së tij ti jepej e drejta për tu takuar me të venë e Isufit, Niqi Panariti “e cila e kishte shpëtuar gjatë luftës së dytë botërore” . Kërkesa u refuzua vazhdimisht, dhe Niqi, e cila ndërroi jetë në 1992, dhe Frida nuk u takuan më kurrë. 
Në 21 Tetor 2014 Yad Vashem njohu Isufin dhe Niqi Panariti.

Ministri Panariti vendosi t'i durojë këto artifakte muzeut, për të dhënë kontributin e tij në njohjen e kësaj historie nga komuniteti hebre dhe nga të gjithë vizitorët e këtij muzeu. Këto artifakte do të hyjnë direkt në patrimoniumin e këtij institucioni dhe do të certifikohen si autentike.

Akti i donacionit u nënshkrua nga Panariti, në prezencë të Drejtorit të Arkivës së Muzeut të Holokaustit, Radu Ioanid. Më pas ata, vizituan muzeun dhe takuan përfaqësues të komunitetit hebraik në Washington. 
Nga ana e tij, Drejtori i Arkivës së Muzeut të Holokaustit, Radu Ioanid, falenderoi Ministrin Panariti, për donacionin e bërë dhe nënvizoi faktin se, Shqipëria ka qenë i vetmi vend në Europë që nuk u ka dorëzuar kurrë një hebre nazistëve.
Panariti: Takim me ish Ambasadorin Richard Schifter, ish zv/Sekretar i Shtetit për të Drejtat e Njeriut dhe Kryetar i Bordit të Institutit Amerikano-Hebraik për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Richard Shifter.

Gjatë kësaj vizite, Panariti u takua me një nga përfaqësuesit më të spikatur të komunitetit hebre, ish Ambasadorin Richard Schifter, Kryetar i Bordit të Institutit Amerikano-Hebraik për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe zv/Sekretar i Shtetit për të Drejtat e Njeriut. 
Ish Ambasadori Richard Schifter, falenderoi Panaritin për donacionin e kryer .

Ata biseduan për situatën politike në Shqipëri, miratimin e reformës në drejtësi, sfidat institucionale për integrimin e vendin në Bashkimin Europian dhe intensifikimin e  marrëdhënieve tregtare midis Shqipërisë dhe Izraelit,  në fushën e bujqësisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026916027069092
array(1) { ["section"]=> string(85) "shba-panariti-i-ben-donacion-disa-artifakte-muzeut-te-holokaustit-ne-washington-46876" }