SHBA përgatitet për stuhinë diellore, Nasa: Ja sa mundësi ka të ndodhë në 10 vitet e ardhshme

Publikuar tek: bota, më 18:50 06-11-2015 SHBA përgatitet për stuhinë diellore, Nasa: Ja sa mundësi ka të ndodhë në 10 vitet e ardhshme

Dielli është një armik i frikshëm për teknologjinë dhe mënyrën elektronike të jetesës, për këtë arsye Shtëpia e Bardhë është duke marë masa kundër tij.

Këshilli i Shkencës dhe Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë ka publikuar planin e përgatitjes për ngjarjet ekstreme të motit hapësinor që mund të shkatërrojnë satelitët, anijet kozmike dhe sistemet vitale të telekomunikacionit. Nëse ndodh një gjë e tillë, dëmi i përllogaritur kap vlerën marramendëse prej 2 trilion dollarë.

Sipas Nasa-s, stuhitë diellore janë të zakonshme, por për një stuhi të rrezikshme, ka 18% mundësi që të ndodhë në 10 vitet e ardhme. Momentalisht NOAA monitoron Diellin 24 orë në ditë. Në rast se Agjencia e Parashikimit të motit do të vinte re një shpërthim të madh në sipërfaqen e Diellit, ajo mund të njoftojë të gjitha agjencitë se kanë 12 deri në 15 orë kohë për të marrë masa, deri sa stuhia diellore të godasë Tokën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039252042770386
array(1) { ["section"]=> string(97) "shba-pergatitet-per-stuhine-diellore-nasa-ja-sa-mundesi-ka-te-ndodhe-ne-10-vitet-e-ardhshme-24827" }