SHÇBA-së i mjaftojnë 24 orë për vrasjen e Don Boskos, asnjë përgjegjësi penale për POLICËT

Publikuar tek: aktualitet, më 13:33 13-06-2018 SHÇBA-së i mjaftojnë 24 orë për vrasjen e Don Boskos, asnjë përgjegjësi penale për POLICËT Xhulieta Çuni dhe Xhafer Mata

Struktura e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka përfunduar për më pak se 24 orë hetimet në lidhje me vrasjen e Xhulieta Çunit në zonën e Don Boskos, ku janë marrë në pyetje të gjithë policët e Komisariatit nr 3.

Sipas njoftimit, SHÇBA ka thënë se efektivët e policisë nuk kanë asnjë përgjegjësi penale për krimin, ndërsa në Polici është marrë një kallëzim më 7 maj të 2018 nga ana e viktimës 19 vjeçare dhe pas kësaj dite nuk është bërë asnjë denoncim.

Nga hetimet e bëra 24 orët e fundit, vrasja e 19 vjeçares Xhulieta Çunit mëngjesin e 8 qershorit nga Xhaferr Mata, 31 vjeç nuk mund të ishte parandaluar nga asnjëri prej policëve që ka qenë në shërbim ditën kur është bërë kallëzimi nga e reja në drejtim të autorit.

NJOFTIMI:

SHÇBA: Asnjë përgjegjësi penale e punonjësve të Policisë për ngjarjen në “Don Bosko”

Struktura e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Tiranë nisi verifikimet për veprimet apo mosveprimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në datën 8 Qershor 2018, në rrugën “Don Bosko”, ku shtetasi XH.M. vrau me armë zjarri shtetasen 19-vjeçare Xh.Ç., e më pas veten. SHÇBA kreu verifikimet e plota për të kqyrur veprimet policore, duke nisur me intervistimet e punonjësve, kryqrje libra shërbimi, dokumentacioni, kamera etj.

Nga gjithë verifikimet e kryera ka rezultuar se Policia ka marrë kallëzim në datën 7 maj 2018 nga shtetasja XH.Ç. për përndjekje.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pas vlerësimit të kallëzimit nga Prokuroria është bërë rregjistrimi i procedimit penal, për të vijuar më pas me hetimin.

Pas kallëzimit, Prokuroria nuk i ka deleguar veprime të tjera shtesë Policisë, duke vijuar vetë me veprimet hetimore.

Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë ankesë tjetër apo t’i jetë bërë prezent ndonjë shqetësim nga shtetasja Xh.Ç., pas kallëzimit të datës 07.05.2018.

Pra, nga verifikimet e kryera nga SHÇBA dhe analizimi i dokumentacionit të administruar, nuk rezulton se punonjësit e Policisë që kanë trajtuar ngjarjen të kenë konsumuar elementë të ndonjë vepre penale, duke shpërdoruar detyrën. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit mbetet e gatshme për të pritur çdo ankesë apo informacion për shkelje të konstatuara nga punonjës të Policisë, duke rikujtuar numrin ku mund të denoncohet falas 0800 90 90.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Xhaçka në Francë për modernizimin e FA: Bashkëpunim edhe në fushën e emergjencave civile
Vettingu/ U shkarkua nga KPK, gjyqtari i Kushtetuese kërkon rikthimin në detyrë »
Article Logic
Execution time: 0.0050039291381836
array(1) { ["section"]=> string(96) "shcba-se-i-mjaftojne-24-ore-per-vrasjen-e-don-boskos-asnje-pergjegjesi-penale-per-policet-124231" }