Shefi i kabinetit të ministrit Bushati me pasaportë greke, i vjen thirrja për ushtar në Greqi

Publikuar tek: politike, më 14:04 20-10-2015 Shefi i kabinetit të ministrit Bushati me pasaportë greke, i vjen thirrja për ushtar në Greqi

Nuk kanë të sosur skandalet për ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Pak ditë më parë ai bëri një gafë teksa thirri në një takim për Kosovën ambasadorët e vendeve arabe dhe bashkë me ta edhe ambasadorin e Izraelit.

Por së fundmi një tjetër skandal ka shpërthyer në zyrën e ministrit. Shefi i tij i kabinetit, Pirro Vëngu rezulton të ketë pasaportë greke, shkruan “Panorama”. Kjo ka të mirën dhe të keqen e saj. Vëngu është qytetar europian përpara të gjithë shqiptarëve duke qenë se ka një pasaportë të një vendi të BE­së, por ka edhe të keqe. Prej pak ditësh në zyrën e Vëngut ka mbërritur një thirrje e Ministrisë së Mbrojtjes të Greqisë që ai të kryejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Vëngu është rreth 30 vjeç dhe sipas ligjit të shtetit fqinj ky shërbim kryehet deri në moshën 40 vjeçare.

Legjislacioni në Athinë parashikon kryerjen e shërbimit ushtarak për 18 muaj dhe prej tij mund të shmangen vetëm ata që kanë probleme shëndetësore. Vëngu është prej 2 vjetësh në detyrën e shefit të kabinetit të Ministrit të Jashtëm dhe ka për detyrë të kontrollojë dhe firmosë të gjitha shkresat që kalojnë nga drejtorët te Ministri. Shefi i kabinetit, si pozicion, ka për detyrë të kontrollojë dhe kooordinojë axhendën e ministrit dhe të këshilltarëve të tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla: Luli të japë llogari për vjedhjen e Rrugës së Kombit, shitjen e detit dhe vrasjen e protestuesve
Sherr Ruçi – Kokëdhima në sy të Ramës. “E ke shpall veten kryeministër jugu”, “ti je parazit”, fjalor i përdorur në mbledhje »
Article Logic
Execution time: 0.019937992095947
array(1) { ["section"]=> string(98) "shefi-i-kabinetit-te-ministrit-bushati-me-pasaporte-greke-i-vjen-thirrja-per-ushtar-ne-greqi-23561" }