Shefi i Misionit të FMN-së Reinke: Të rikthehet taksa për biznesin e vogël në Shqipëri (VIDEO)

Publikuar tek: ekonomi, më 16:24 02-03-2016

Ndërkombëtarët do t’i kërkojnë qeverisë rikthimin e taksës për biznesin e vogël dhe eleminimin e çdo përjashtimi të bërë deri më tani.

Në një intervistë për televizionin Ora News, shefi i misionit të FMN-së, Jens Reinke deklaron se negociatat do të zhvillohen javën e ardhshme me mbërritjen në Tiranë të misionit të radhës së Fondit

Reinke deklaron se taksat nuk duhet të ulen, por nëse do të ketë një vendim të tillë atëherë duhen gjetur mënyrat për të kompensuar shumat që do të mungojnë.

“Kompensimi me rritjen e taksave diku tjetër ose me ulje shpenzimesh”, thekson ai. Reinke i këshillon qeverisë që të shohë me vëmendje përjashtimet nga taksat.

Gjatë intervistës, ai flet edhe për sistemin tatimor, duke nënvizuar se ai ka disa boshllëqe. Sipas zyrtarit të lartë të FMN-së, është mirë që boshllëqe të tilla të mbyllen, duke theksuar se për këtë çështje do të diskutohet së shpejti. “Këtë çështje do ta diskutojme me Misionin së afërmi”, thekson ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026806831359863
array(1) { ["section"]=> string(97) "shefi-i-misionit-te-fmn-se-reinke-te-rikthehet-taksa-per-biznesin-e-vogel-ne-shqiperi-video-34024" }