Shefi i policisë franceze bën përgjegjëse Kim Kardashian për grabitjen e stolive, tregon si i ndihmoi hajdutët

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:41 05-10-2016

Një shef i policisë franceze ka fajësuar Kim Kardashian për ekspozimin e stolive të saj në mediat sociale duke e bërë vjedhjen akoma më të lehtë për hajdutët.

 Kardashian, ylli më i paguar realiteti televiziv në botë, u mbajt në shënjestër në një apartament të veçantë në Paris në orët e para të së hënës.

Hajdutët  grabitën unazën e martesës prej 20-karat me vlerë 3.5 million paund dhe bizhuterinë me vlerë prej 5.24 million paund.

Hajdutët i lidhën duart  dhe këmbët me kabull dhe e hodhën në mermerin e vaskës gjatë vjedhjes së tmerrshme, shkruan Daily Mail.

Fqinjët e yllit kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar gjë teksa ajo ka ulëritur për ndihmë, ndërkohë që gangsterat kanë ikur pa lënë asnjë gjurmë të AND-së së tyre. 

390D72BE00000578-3822639-image-m-32_1475655474323.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065908432006836
array(1) { ["section"]=> string(115) "shefi-i-policise-franceze-ben-pergjegjese-kim-kardashian-per-grabitjen-e-stolive-tregon-si-i-ndihmoi-hajdutet-55182" }