Shefi i qarkullimit flet për 'çështjet e nxehta', paralajmëron rritje gjobash

Publikuar tek: aktualitet, më 14:06 12-07-2018 Shefi i qarkullimit flet për 'çështjet e nxehta', paralajmëron rritje gjobash

Ismet Roqi ishte sot në mëngjes në KafeIN me Flavion dhe u pyet për shumë nga çështjet e nxehta që lidhjen me trafikun, gjobat e reja dhe konfliktin e vazhdueshëm mes drejtuesve dhe policëve rrugorë.

 Flavio Qarri e filloi menjëherë me gjobat selective të qëndrimit të gabuar kur bëhet fjalë për makina deputetësh apo modele të shtrenjta por Roqi këmbënguli se nuk është më një praktikë dhe se nuk ka dallime mes qytetarëve apo “vipave”. Nga ana tjetër ai tha se në këtë periudhë trafiku rëndohet edhe për shkak të turistëve dhe kthimit të emigrantëve.

Por në këtë drejtim një lajm i mire pasi sheshi “Shqiponja” do të bëhet me mbi dhe nënkalim.

Nga ana tjetër shikuesit e IN TV pyetën edhe për sjelljen e këmbësorëve të cilët shpesh janë ata që bëhen shkak për aksidente dhe Ismet Roqi deklaroi se është një problem i madh dhe do të zgjidhet me gjoba për këmbësorët që shumë shpejt do të vihen në zbatim.

I ngacmuar për shtrenjtimin e gjobave dhe për planin për t’i shtrenjtuar më shumë, ai u shpreh se shtrenjtimi kishte sjellë uljen e kundravajtjeve dhe do rriten gjobat për shkak edhe të atyre që iu bllokohet patenta por nuk janë resident në Shqipëri e duhet të largohen dhe do ta konvertojnë bllokimin e patentës me shumë para.

Lajmi i plotë dhe VIDEO: http://www.intv.al/ekskluzive-kafein-shefi-i-qarkullimit-shume-shpejt-gjoba-per-kembesoret-shoferet-do-e-mbajne-patenten-nese-paguajne-shume-me-shume-video-64780

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çudia me gjyqtarin e Kushtetueses, ka fituar mbi 15 mijë euro nga dasma e së bijës pa ASNJË SHPENZIM
KPK rikonfirmon në detyrë gjyqtarin, Komisoneri Publik ankimon vendimin »
Article Logic
Execution time: 0.0039970874786377
array(1) { ["section"]=> string(81) "shefi-i-qarkullimit-flet-per-ceshtjet-e-nxehta-paralajmeron-rritje-gjobash-127662" }