Shehaj publikon skemën, si mori dhuratë 178 mln euro dhe 2 licenca ekskluzive bisnesmeni shqiptar

Publikuar tek: politike, më 13:48 07-08-2018 Shehaj publikon skemën, si mori dhuratë 178 mln euro dhe 2 licenca ekskluzive bisnesmeni shqiptar

Deputeti Agron Shehaj duke përfaqësuar Partinë Demokratike në një deklaratë për mediat është shprehur se Rama ka lidhur partneritet me bisnesmenë të korruptuar.

Gjithashtu Shehaj tha se bisnesmeni Klodjan Zoto përfiton si dhuratë pa asnjë meritë a kapacitet, 178 mln euro dhe 2 licenca ekskluzive, ndërkohë që çdonjërës prej 800 mijë familjeve shqiptare i është vjedhur mesatarisht 5 mijë euro.   

DEKLARATA E PLOTË E DEPUTETIT AGRON SHEHAJ:

Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, 3.7 miliardë euro është abuzimi me buxhetin i qeverisë Rama.

Duke pasur parasysh që janë 800.000 familje që jetojnë në Shqipëri i bie që kjo qeveri i ka vjedhur pothuajse 5000 euro çdo familjeje shqiptare.

Vjedhja e certifikuar që po i bëhet popullit shqiptar nuk është vetëm kriminale por edhe çnjerëzore, sepse po vidhet një prej popujve më të varfër në Europë, nga njerëz që janë betuar se do t'i shërbenin popullit të vetë dhe në fakt i shërbyen vetvetes dhe një grupi oligarkësh.

Pasi denoncuam me forcë që partneriteti publik privat dhe koncesionet janë skema korruptive, edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, me gjuhë diplomatike, i quajti vjedhje.

Me paturpësinë me te madhe Ministri Ahmetaj iu përgjigj kësaj akuze të Departamentit Amerikan të Shtetit që PPP-të nuk i ka shpikur ai, si të thotë një hajdut i kapur në flagrancë që thesin nuk e shpiku ai.

Mese e vërtet, as Check-up-in nuk e shpiku Rama, ai thjesht e përdori për të vjedhur, as inceneritoret nuk i shpiku Ahmetaj, as teatrin, as aeroportin e Vlorës , as kompaninë ajrore, nuk janë shpikje të kësaj qeverie, janë nevoja te domosdoshme të shoqërisë në disa raste, por kjo qeveri i përdor për të vjedhur. 

Kjo qeveri nuk përdor tenderat për të ndërtuar infrastrukturën, si këshillojnë të gjitha institucionet ndërkombëtare, por partneritetet sepse në këtë mënyrë thela bëhet më e majme, vidhet më shumë dhe për një kohë të gjatë.

Mjafton një fakt, nga mbi 200 partneritete që qeveria Rama ka bërë, pothuajse asnjë prej atyre me vlerë të rëndësishme nuk është bërë me një kompani perëndimore.

Sepse Rama partneritetet i bën vetëm me disa oligarkë shqiptare, vetëm ata që pranojnë të bëhen partner biznesi me Ramën mund të fitojnë një koncesion. Sepse vetëm ata i kthejnë Ramës një pjesë së parave që Ramës i duhen për të konsoliduar pushtetin e tij absolut.

Çfarë marrëveshje partneriteti ka Rama me Vilma Nushi? Nga 100 milionë euro sa i kthen qeverisë? Po për sa i takon inceneritoreve, nga 200 milionë euro sa merr Zoto dha sa Ahmetaj? Po nga 400 milionë euro të Rrugës së Kombit?... Sa do marrin?

Projekti 1 miliardë është shumë i mire për Ramën dhe partnerët e tij por jo për shqiptarët. 

Nëse me tender rrugët ndërtoheshin me 1 milionë euro për çdo km, me partnerët e Ramës ato do kushtojnë 10 milion euro për km. 

Nuk bëhet Shqipëria me ministra dhe politikanë të pandershëm, të etur për pushtet dhe që mendojnë vetëm për vete. 

Anulimi i të gjitha koncesioneve korruptive do të jetë Akti i parë që partia demokratike do bej kur të marrë votëbesimin e shqiptareve.

Pak rëndësi ka se në cilën zyrë avokatie perëndimore janë bërë, nuk mundet që një popull dhe një shtet të mbahet peng nga një grup politikanesh kusarë dhe oligarkë të përlyer.

Do jetë detyra jonë parësore që të ndalojmë këtë vjedhje dhe ato para t'ja kthejmë qytetarëve shqiptare, jo vetëm nëpërmjet shërbimeve publike, por edhe nëpërmjet pagesa direkte familjeve në nevojë. 

Askush nuk duhet të mendoj se mund te vjedhë shqiptaret përfundimisht sepse kontrata e PPP nuk prishet dot. Mos Anulimi i PPP-ve korruptive do forconte këtë bindje dhe do krijonte një precedent të rrezikshëm për politikanet qe synojnë pushtetin për te vjedhur. 

Shteti i ka të gjitha instrumentet e nevojshme të mbrojë interesat e qytetarëve, mjafton vullneti, dhe ne e kemi vullnetin dhe vendosmërinë e duhur që paratë e PPP-ve korruptive t’ia marrim Nushit, Zotos, Ramës, Ahmetaj,Gjiknurin etj, dhe t’jua kthejmë qytetarëve.

hjghjhjkhjk.jpg

iuioilo.jpg

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edhe Vasili prononcohet për korrigjimin e kufijve të Kosovës
Berisha i përgjigjet RËNDË Thaçit: Mjerim, pastron fytyrën me mbetjet e… »
Article Logic
Execution time: 0.011885166168213
array(1) { ["section"]=> string(103) "shehaj-publikon-skemen-si-mori-dhurate-178-mln-euro-dhe-2-licenca-ekskluzive-bisnesmeni-shqiptar-130407" }