Shehi: Arta Marku e ka humbur legjitimitetin, motra e vogël e atij që ishte përpara

Publikuar tek: barometri, më 08:17 05-07-2018 Shehi: Arta Marku e ka humbur legjitimitetin, motra e vogël e atij që ishte përpara

Ligji për teatrin është një trup dhe si i tillë nuk do të votohet nga opozita. Kreu i LZHK, Dashamir Shehi dhe aleati i PD tha ditën e nesërme ky ligj do të denoncohet brenda në parlament dhe do të protestohet jashtë parlamentit.

 

Dashamir Shehi: Nuk do ta votojmë, kjo është e parë e punës. Por besoj se idesë së opozitës do ti bashkohen edhe mijëra qytetarë jashtë parlamentit që ti kutjojë kësaj qeverie që kjo është një avanturë, le që është një trup, një vjedhje e pastër.

Nuk do të ndodhë ndonjë hata e madhe, ne do të denoncojmë një aferë korruptive brenda parlamentit dhe do të protestojmë jashtë parlamentit për ti kujtuar shqiptarëve që nëse do të vazhdojnë të durojnë këtë dhunë nuk është çudi që ky me gjithë bandën e vetë ti vijë ti marrë shtëpinë dhe ti thotë që kjo është e imja se do ta bëj kullë. 

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Shehi foli edhe për Arta Markun, për të cilën tha se  e ka humbur legjitimitetin e saj, pasi në 6 muaj në detyrë nuk ka bërë asgjë.

Dashamir Shehi: Kjo e ka humbur legjitimitetin sepse ka 6 muaj që rri atje dhe nuk ka bërë kurrgjë. Nuk kemi parë një kriminel në burg, nuk kemi parë një të korruptuar brenda. Çfarë ka bërë?! Këtu kemi një qeveri që po vjedh, ka 5 vjet që është. Le të marrë dhe ata që kanë qenë më parë, sepse për atë është vënë. Po kjo është trup i madh. Kjo është motra e vogël e atij që ishte përpara.

Për reformën në drejtësi ai tha se ajo ka shkuar prapa, pasi as Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale. 

Dashamir Shehi: Reforma në drejtësi ka shkuar prapa. Ishim një shtet që kishim Gjykatën Kushtetuese, jo shumë të keqe. Pse them jo shumë të keqe? Sepse pati kurajon  që për çështjen e Greqisë ti thoshte jo qeverisë që ishte në atë kohë. Sot nuk kemi asgjë. Nesër ne duam të ankohemi për ligjin për teatrin, ku do të shkojmë? Ky është një shtet që nuk është më shtet. E megjithatë nese do të kishim gjetur një ekulibër për ligjet, mos kishim këtë dhunë nga shumica derisa të mbusheshin këto vakanca. Këta vazhdojnë bëjnë ligje nga më të dhunshmet. E di pse e bëjnë këtë të teatrit me ligj? Sepse e dinë që nuk ka ku ankohet. Ç'nevojë ka për teatri për tu bërë me ligj.

Sa i takon debatit për hapjen e negociatave me BE, Shehi tha se as nuk janë hapur dhe as ka një datë. Sipas tij vetë BE ka thënë se ky proces mund të ndodhë në dhjetor 2019 nëse plotësohen disa kushte.

Dashamir Shehi: Ne as nuk na është hapur rruga as na është dhënë data. Që do hyjmë një ditë në Europë kjo dihet. Realitet është që skemi hyrë. Realiteti është që na e bënë të qartë që nuk jemi as në qershor të 2019, por jemi në dhjetor të 2019 nëse do të përmbushim disa kushte. Kjo gënjeshtra që ne hyjmë dhe na dhanë një ditë, kjo s'ka vlerë. Ne do të fillojmë të negociojmë me Europën pas 18 muajsh. Tani çfarë na kanë kërkuar?! Gjëra të thjeshta fare! Hiqni ministrat e korruptuar,  hiqni ata që kanë vëllezërit të dënuar për drogë. Nuk ka kanë kërkuar as GDP nga 3% bëhen 6. Nuk na kanë kërkuar as reformën e arsimit, por hiqni 2-3 hajdutë të mëdhenj që ne të bindemi që e keni seriozisht që  po luftoni krimin. Kaq na kërkuan dhe kaq nuk e bëmë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.075278997421265
array(1) { ["section"]=> string(88) "shehi-arta-marku-e-ka-humbur-legjitimitetin-motra-e-vogel-e-atij-qe-ishte-perpara-126793" }