Shehi “pa doreza”: Ekzekutivi shqiptar nuk është byrek Korçe. Rama imitim i Konicës, Basha në kat të dytë, Meta oportunist i vjetër

Publikuar tek: politike, më 14:19 26-10-2015 Shehi “pa doreza”: Ekzekutivi shqiptar nuk është byrek Korçe. Rama imitim i Konicës, Basha në kat të dytë, Meta oportunist i vjetër

Politikani Dashamir Shehi e shikon të forcuar opozitën shqiptare pas dy vitesh. Në një intervistë ekskluzive për newsbomb.al Shehi gjykon se kreu i opozitës  “ka bërë një copë rrugë” por i duhet të ç’kompleksohet nga gabimet e paraardhësit të tij Berisha dhe t’i rikthehet temave të mëdha politike siç janë ndryshimet Kushtetuese. Kreu i LZHK thotë në intervistë se çfarë mendon realisht për Ramën, Bashën e Metën.

Politikani me përvojë nuk mendon se Rama është një karikaturë e Berishës sikurse thotë në një nga komentet e tij Besnik Mustafaj, sepse në të kundërt “këtë vend i bie ta hajë dreqi”, thotë Shehi ndërsa shton se Rama ndër vite ka dashur të imitojë Konicën".

Për Bashën mendon se e ka kuptuar që “shkallët duhen ngjitur vetë” e ndërsa për Metën thotë se është “oportunist i vjetër”.

“Ekzekutivi shqiptar nuk është një byrek që porositet në Korçë e i thua gjysmën ma bëj me qepë, gjysmën me domate. Ekzekutivi është një trup unik”, shpreh ndër të tjera Shehi në intervistë.

Intervista për newsbomb.al

Shqetësimi ynë i parë është opozita. Si po shkon opozita? A është opozita reale që duhet në këtë vend apo duhet t’i japim të drejtë skeptikëve që thonë se Lulzim Basha është më shumë mediatik.

Unë gjykolj që Lul Basha e ka bërë një copë rrugë në kuptimin  opozitar por pjesa më e vështirë është të bindë krahun opozitar që Basha është lideri opozitar. Për sa kohë do ketë dyzime edhe personale edhe të linjës kjo do konsiderohet si një kthim mbrapa.

Ju thatë një copë rrugë. Çfarë është një copë rrugë për ju?

Një copë rrugë është që e ka filluarkrijimin e një profili krejt të ri. E dyta, mbas dy vjetëve që opozita ishte mbështetur te zullumi i qeverisë, tani paralel ka projektuar një ofertë tjetër, një plan për ekonominë. Përtej defekteve në këtë platformë, brenda kësaj për herë të parë hidhet ideja që duhet të ofrojmë një platformë.

Po por nuk ka shumë njerëz që e ndjekin...

Unë gjykoj se nuk ka shumë njerëz se populli opozitar është i tronditur. Humbi njëherë me shifra të mëdhaja , herën e dytë nuk ishin shifra optimiste prandaj unë gjykoj që ky është fillimi real. Mbas dy vjetësh ju thoni zhvillim kur kanë mbetur dhe dy vjet është shumë vonë... Jo unë them është goxha se nëse nuk merren vendime të prera mund të jetë vazhdim edhe për dy vite të tjera.

Ka një lloj rebelimi brenda PD. Psh. është Jozefina Topalli, Genc Ruli që nuk e kanë pëlqyer këtë politikën e të rinjve që dalin nëpër ekranet televizive por nuk kanë jetë politike dhe nuk i njeh askush.

Kjo është një temë brenda partisë: A do qëndrojë sistemi i meritokracisë apo do vijojmë të rinovojmë klasën politike çdo 4 vjet simbas shefave. unë them që zoti basha duhet të gjejë ekuilibrat mes atyre që kanë dhënë në qeverisje dhe këtyre të rinjve por jo me çdo kusht. nëse për hir të kësaj, do i humbë tempi i cdo gjëje, është e gabuar. Basha me sa kemi parë nuk është se i mbledh aleatët dhe diskuton për vendime të mëdha.

 Cili është takimi juaj i fundit. Kkam përshtypjen se ju keni kaq shumë kohë që s’e keni takuar.

 Unë dy tri herë kam pas takimke dhe kanë qenë personale. Mua kjo si Dashamir nuk më shqetëson dhe rri me shpresë që zoti Basha do të ma kuptojë mesazhin. Basha duhet ti rikthehet temave të mëdhaja politike, ndryshimit kushtetues, ndryshimit të Kodit Zgjedhor, brenda kushtetutës të inkorporojë edhe reformën e drejtësisë dhe të ofrojë një platformë të re ekonomike. Këtë e ka bërë pjesërisht.. Por temat e mëdhaja politike atakojnë pushtetin në Shqipëri dhe pushtetin e Bashës, domethënë ligjin zgjedhor që favorizon vetëm Bashën e Ramën. Basha duhet ta ketë ndërgjegjen e qetë që duke humbur pak nga pushteti duke pranuar ta ndryshojë Kushtetutën do bënte një shërbim të madh. Do vendoste në pozicionin e drejtë Presidentin që ka humb shumë të drejta. Basha nuk duhet të vuajë kompleksin që po shkon të korrigjojë gabimet e paraardhësit të tij.

Po gjithsesi Berisha ka influencën e vet...

Le ta ketë influencën e vet. Ne nuk po gjykojmë kush është më i zoti. Ja po ua them, po të ishte për zotësi Berisha ka zotësi më tepër, ka eksperiencë më të gjatë, ka ndenjur 8 vite në pushtet... Nëse do shohim për të rindërtuar opozitën shqiptare, kjo rrugë nuk kalon më nga Berisha sepse ka kaluar dy herë.

Pra, Basha duhet të kuptojë thjesht këtë gjë?

Basha duhet ta udhëheqë këtë proces. Këtë e shoh zgjidhje për të djathtën. Nuk e shikoj nga inxhinjeritë politike me aleatë të përkohshëm, jo po Rama, jo po Meta.

 Po, se u fol për një aleancë...

Nuk e shikoj fare kështu në këtë lloj inxhinjerie, alkimie politike as me i marrë me të mirë gjithë palët se nuk mundeshme i marë me të mira gjithë palët.. Dikush pagoi për humbjen që u bë, siç kanë marrë meritat për 8 vite qeverisje duhet të paguajnë një pjesë.  Kështu që nga kjo pikëpamje Basha duhet të ketë kurajo për t’i vënë në zbatim.

Të kthehemi te realiteti i Ramës. Ka një deziluzionim  të përgjithshëm ekonomik, social e politik pse jo?

Unë them që kjo qeveri po i shkurton këmbët e karriges vetë.

Po i shkurton, si?

Po i shkurton me të ashtëquajtur reforma të cilat nuk janë reforma por masa represive për të mbuluar paaftësinë qeverisëse. Çfarë bën kjo qeveri? Sa herë i del përpara një pengesë ndryshon ligjet. Një teori krejt e gabuar që vuri gjithë biznesin kundër, vendas e të huaj.

Megjithatë njëfarë rregulli te biznesi e ka vënë...

Rregulli nuk ka nevojë për të ndryshuar kodin. Rregulli ka nevojë për të ndryshuar nënpunësit e korruptuar, ministrat e pazotë si në gjithë botën.

Domethënë ju jeni për ndryshime ministrash?

Absolutisht po, disa e kanë tepruar.

Kush?

Shumica e atyre që merren me fushën ekonomike janë jashtë lojë fare.

Në fushën ekonomike janë Cani, Ahmetaj, Gjiknuri...duhet të ikin?

Të gjithë të gjithë, unë gjykoj se nuk kanë prodhuar asgjë. Edhe një lloj raporti që e vuante edhe qeveria Berisha po jo në këtë lloj mase. Ekzekutivi shqiptar nuk është një byrek që porositet në Korçë e i thua gjysmën ma bëj me qepë, gjysmën me domate. Ekzekutivi është një trup unik. Këtu është: Kjo është pjesa e PS nuk atakohet, kjo është pjesa e LSI nuk atakohet. Kjo nuk ndodhte më parë. Berisha kishte një autoritet më të madh në ekzekutiv.

Domethënë Rama nuk e ka?

Nuk e ka absolutisht. Këto dy trupa veprojnë në mënyrë të pavarur edhe kundër njëri tjetërit.

Ku veprojnë kundër njëri-tjetrit?

Në cdo ministri ka një lloj dualizmi të hapur. Po të shkosh të kërkosh një vendim te Drejtoria e Tiranës të Ministrisë së Shëndetësisë, të thonë kjo nuk është e jona, është e LSI së. E njëjta gjë ndodh anasjelltash për shumë fusha të tjera. Ka ardhur dita që këta zotërinj që e drejtojnë 'ti gjejnë një zgjidhje kësaj pune se ky sherr lart nuk ka pse bie në kurriz të qytetarëve.

Vërtet e mendoni se ka një lloj sherri apo kjo është një lloj dukje?

Po po, ka sherr por nuk ëhstë për ide po për interesa. Kush të kontrollojë më shumë territor, më shumë pushtet nga politika e Shqipërisë në projeksion të zgjedhjeve 2017.

Në 2017-ën ju mendoni se do ketë një garë reale mes opozitës dhe maxhorancës? Domethënë do ketë një ngritje të opozitës dhe ulje të maxhorancës apo maxhoranca...

Unë kam besim se opozita do të ngrihet. Por a do ngrihet në atë pozicion për të fituar apo do ngrihet në raport me veten në zgjedhjet e fundit ky ëhstë problemi dhe ky është thelbi i çështjes dhe këtu duhet të ngrihet roli i Bashës. Opozita nuk duhet të mbesë peng e korrupsionit që denoncon cdo ditë që është mirë por nuk është mjaftueshëm. Nga këtu deri në 2017-ën ka kohë të mjaftueshme që kjo shumicë që është sot të shkërmoqet nëse vazhdon me këto ritme. Unë uroj që jo se do ishte një dëm i madh në kurriz të shqiptarëve. Po hymë te viti i tretë i qeverisë dhe mesa duket mandati parë po konsumohet...

Mandati i parë thatë ju. Domethënë ka mundësi për një mandat të dytë?

Jo po them. Ky është katër vjet, është një mandat. Kjo maxhorancë mund ta marrë edhe një tjetër po mund edhe mos marrë. Prandaj them që ka kohë për ta shkërrmoqur.

Besnik Mustafaj thotë në një nga komentet e veta se Edi Rama është një karikaturë e Berishës. Çfarë mendoni ju?

Unë shpresoj mos jetë karikaturë sepse do presim dhe këto dy vjet për ta konsumuar inercinë politike që i dha shumë vota para dy vjetëve. Po të jetë karikaturë e Berishës i bie që këtë vend ta hajë dreqi fare sepse Berisha vetë para dy vjetëve përfundoi me një të tretën e votave të shqiptarëve. Përtej termit letrar, ka edhe ca faktorë.

Po çfarë është Rama nëse nuk është karikaturë?

Rama është një personazh i pazot për të përmbushur atë që ka premtuar. Është një njeri që e ka reduktuar të gjithë personazhin e vet në llafollogji politike, në debate, në kënaqësi personale për të atakuar kundërshtarët. Rama po rikthehet vetë në editorialistin që ishte njëherë e një kohë, një artisti desident. Nëse do i thoja një karikaturë dhe këtu po hy pak te fusha e Mustafait, Rama do ishte karikaturë e Konicës, atë ka imituar me vite. Mirëpo Konica është gjithnjë i vlefshëm kur është në opozitë. Një Konicë në pushtet...

Çfarë është Basha?

Basha është një njeri që shpresoj se e ka kuptuar se për t’u ngjitur në kat të pestë shkallët duhet t’i bësh vetë dhe janë të lodhshme.

Dhe në çfarë kati është Basha?

Them se është ngjitur në katin e dytë.

Meta?

Meta është oportunisti i vjetër që nuk i bën nder kurrkujt përveç vetes së vet.

Poltikisht?

Politikisht, ekonomikisht, moralisht...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ben Blushi provokon elbasanllinjtë: S’ka burra të pastër e gra të bukura. Ironizon kryetarin Qazim Sejdini
Rama zgjedh ish- vartësen si këshilltare ekonomike, ishte folur për Andis Harasanin »
Article Logic
Execution time: 0.02355694770813
array(1) { ["section"]=> string(131) "shehi-pa-doreza-ekzekutivi-shqiptar-nuk-eshte-byrek-korce-rama-imitim-i-konices-basha-ne-kat-te-dyte-meta-oportunist-i-vjeter-23998" }