Shehi-Veliajt: Projektligji i pensioneve shtetërore, demagogji

Publikuar tek: politike, më 09:33 23-03-2015 Shehi-Veliajt: Projektligji i pensioneve shtetërore, demagogji Komisioni i Ekonomisë dhe Financave

Ka nisur këtë të hënë mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvend, me diskutimet për projektligjin e pensioneve shtetërore. Mbledhja është shoqëruar me kritika të deputetit Dashamir Shehi, i cili e ka quajtur më shumë demagogji se sa një zgjidhës të problemeve reale të pensioneve. "Qeveria ka gënjyer me pensionet sociale'', ka thënë Shehi para deputetëve të pranishëm.

I pranishëm në komision është edhe ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, i cili propozon disa ndryshime të karakterit teknik në draftin e projektligjit. Po kështu është diskutuar edhe ndryshimi I mundshëm në projektligj për rritjen e moshës së daljes në pension. Deputeti Anastas Angjeli tha se projektligji do të rregullojë pensionet e një kategorie të veçantë, duke u rritur me 5 vjet mosha e pensionit.

Relator për projektligjin është Ervin Bushati. Po kështu deputetët e opozitës janë të pranishëm në komision. Projektligji do të trajtojë rreth 5 mijë kontribues të sigurimeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani takohet me Vujanoviç dhe Gjukanoviç: Të zgjidhet statusi i komunës së Tuzit
Revoltohen gazetarët, në sallën e shtypit dy monitorë, vetëm te TopNews& A1 Report. Rebelohet TVSH »
Article Logic
Execution time: 0.021192789077759
array(1) { ["section"]=> string(65) "shehi-veliajt-projektligji-i-pensioneve-shteterore-demagogji-6670" }