Shehu: Basha nuk mund ta bëjë Berishën numër 2. PD ka nevojë dhe për njerëz pa kollare

Publikuar tek: politike, më 08:16 16-08-2015 Shehu: Basha nuk mund ta bëjë Berishën numër 2. PD ka nevojë dhe për njerëz pa kollare

Ndryshe nga kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili përmes një fotoje të publikuar në Facebook paralajmëronte protesta, kreu i LZHK, Dashamir Shehi shprehet se ringritja e PD-së duhet të bëhet përmes një strategjie dy-vjeçare.


“Do të më shqetësonte që pas një muajit shtator të mos ngrihet një platformë fituese dhe kur them fituese, të ketë edhe një lidership fitues dhe moral që t’u paraqitet shqiptarëve . Jo të rivendosen sërish ata që humbin dhe ata që dhe që janë përfoluar. Edhe përzgjedhja që PD duhet të bëjë për lidershipuin e ri duhet të jetë e kujdeshme, opozitës nuk i shërben çdo djalosh që ka marrë një diplomë dhe ka mësuar të lidhë kollaren.Në PD duhet të ketë vend si për ata individë që dinë të lidhin kollaret dhe për ata individë që nuk kanë nevojë të lidhin kollare”, shprehet Shehu në një intervistë për GSH.

Lidhur me zërat kundër brenda PD-së Shehu shprehet se kjo ndodh pasi “Partia Demokratike nuk ishte mësuar me debatin e brendshëm, tani duket se ka ndodhur gjëma. Unë do të gjykoja se nëse brenda këtyre debateve ka qëndrime përtej mentalitetit politik, atëherë ka një zgjerim të PD-së që mund të ndryshojë partinë dhe opozitën në përgjithësi. Edhe roli i Bashës ky është, jo të bëjë Berishën numër 2, nuk mund ta bëjë”, thekson Shehu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kastriot Islami akuza Ramës: E ka kthyer Partinë Socialiste në një sekt
Vijon çlirimi i hapësirave publike në Tiranë, tashmë edhe mes pallateve (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.1001250743866
array(1) { ["section"]=> string(90) "shehu-basha-nuk-mund-ta-beje-berishen-numer-2-pd-ka-nevoje-dhe-per-njerez-pa-kollare-18468" }