Shehu: Parlamenti është kthyer në “Deputeto Mercatos”, "partiçkat" s'respektojnë votën e elektoratit

Publikuar tek: politike, më 10:47 22-05-2015 Shehu: Parlamenti është kthyer në  “Deputeto Mercatos”,

Ish-deputeti i partisë demokratike Tritan Shehu ka reaguar pas dorëheqjes  së Vangjel Dules nga posti i nënkryetarit të Kyvendit. Duke mbështetur plotësisht vendimin e Dules , Shehu akuzon Parlamentin duke i konsideruar lëvizjet si “Deputeto Mercatos”. Sipas tij  tjetërsimi i “Partiçkave”, të cilat kanë marrë votën e elektoratit është  larg parimve demokratike dhe të moralshme.

“E mirëkuptoj Z. Vangjel Dule në dorëheqjen e tij si N.Kryetar i Parlamentit.
Motivi i këtij vendimi, një motiv politik që transmeton një shqetesim real e të madh për Kuvendin tonë.Me këtë xhest të argumentuar ai jo vetëm rivendos në plan të parë problemin, por siç duket edhe shkëputet nga kjo maxhorancë.Ka plotesisht të drejtë.
Fatkeqësisht në Parlamentin tonë po funksionon me e gjerë se kurdoherë dinamika e "Calcio Mercato-s".Ose më sakte ajo e Deputeto Mercatos!Tjetërsimi 180 gradësh nga deputetët apo partickat e votes së elektoratit, një fenomen ky larg parimeve të një Parlamenti demokratik e të moralshëm.Shkelje flagrante e "Betimit" solemn”, shkruan Shehu.

Shehu i është përgjigjur edhe Nard Ndokës, sipas të cilit lëvizjet në Kuvend prishin balancat e përfaqësimit fetar.

“Një zhvillim ky, nga duhen nxjerrrë konkluzione solide. Mos spekullohet: Këtu nuk kemi të bëjmë me çeshtje fetare, por me boshllëqe në konsistencën politike e morale” , përfundon posimin në Facebook Shehu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Thënia më e re e Nard Ndokës për lëvizjet në Kuvend: Ngjitet Idrizi, ulet Dule!
Panariti: Ne s’prodhojmë tanke e aeroplanë, fokusi ynë bujqësia »
Article Logic
Execution time: 0.018773078918457
array(1) { ["section"]=> string(100) "shehu-parlamenti-eshte-kthyer-ne-deputeto-mercatos-partickat-s-respektojne-voten-e-elektoratit-11718" }