Shehu: Skandal në Lushnjë, drejtoresha e spitalit e diplomuar për ekonomi agrare

Publikuar tek: politike, më 21:08 14-03-2016 Shehu: Skandal në Lushnjë, drejtoresha e spitalit e diplomuar për ekonomi agrare

Kreu i departamentit të shëndetësisë në Partinë Demokratike, Tritan Shehu ka denoncuar sot atë që e cilëson një skandal të vërtetë në spitalin e Lushnjës, në krye të të cilit sipas tij është zgjedhur një zonjë që ka mbaruar me korrespondencë shkollën për ekonomi agrare.

Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, Shehu shprehet se personi në fjalë nuk ka asnjë kualifikim sanitar dhe puna e saj në disa dekada nuk ka asnjë lidhje me sistemin shëndetësor.

“Nje zonje, qe ka mbaruar studimet e mesme per degen “mekanike” dhe ato te larta me korespondence per “ekonomi agrare” emerohet ne prag pensioni ne ate detyre te veshtire.

Personi ne fjale nuk ka asnje kualifikim sanitar. Ne disa dekada pune te saj ne sektorin postal e prefekture, nuk gjen lidhje me sistemin shendetesor.

Une nuk e di sa e afte eshte ajo ne profesionet e saj, por pa dyshim nuk ploteson kerkesat me minimale per te drejtuar nje institucion shendetesor, aq me shume nje spital.

Spitali i lushnjes eshte nje qender me tradite te pasur klinike dhe me nje staf te afte e dinjitoz.

Nje emerim i tille jo vetem qe nuk i sherben zhvillimit te asaj qendre, por dhe kontraston terresisht me kapacitetet teknike e njerrezore te spitalit.

Me te drejte koleget lushnjare me shprehen indinjaten dhe ofendimin qe ndjejne me emerime te tilla drejtuesish, teresisht jashte çdo kriteri profesional.

Ne Lushnje dhe kudo ne vendin tone tashme ka mjeke a personel shendetesor, te afte per te drejtuar me kompetence institucionet e tilla.

Jo te paket jane dhe ata qe kane studjuar e jane diplomuar per menaxhim shendetesor.

Respektimi i ketij principi eshte thelbesor per zhvillimin e sistemit tone shendetesor dhe per te ngritur dinjitetin e personelit te tij”, shkruan Shehu në Facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Vajza e Mediut studionte në SHBA duke paguar 40 mijë $ në vit, ndërsa Mediu merrte vetëm 20 mijë”
Vizita e Metës, plas xhelozia te PS e Gjirokastrës: Këta kanë edhe parti dhe rini...ne kemi 2K (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.022320032119751
array(1) { ["section"]=> string(84) "shehu-skandal-ne-lushnje-drejtoresha-e-spitalit-e-diplomuar-per-ekonomi-agrare-35085" }