Shehu:Thamë do rezistojmë dhe do fitojmë, realizuam të parën, të dytën më 2017

Publikuar tek: politike, më 07:45 26-06-2015 Shehu:Thamë do rezistojmë dhe do fitojmë, realizuam të parën, të dytën më 2017 Dashamir Shehu

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka deklaruar se përveç rezistencës , opozita është humbëse në këto zgjedhje. Sipas tij e vetmja gjë që bërë opozita është rezistenca, kështu që  analiza post zgjedhore duhet të bëhet me ide të reja  për të  pasur një fitore në 2017-tën.

“Ditën e fundit të mitingut unë kam thënë që ne do të rezistojmë dhe do të fitojmë. Tani rezistencën e kemi bërë, por fitorja është për herën tjetër, në vitin 2017. Objektivi ynë është të merrnim 20 njësi bashkiake. Ka pasur njerëz që kanë  menduar se nuk merrnim as pesë njësi bashkiake. Fitorja është larg, këshuqë nuk ka asgjë për të pasur entuziazëm. Absolutisht. Kjo e fundit ishte kronika e një rezultati të paralajmëruar. Nuk kam pritur të papritura të mëdha këtu.Sepse diferencat kanë qenë të mëdha në zgjedhjet  politike”, është shprehur Dashamir Shehu për “TV KLAN”.

Duke folur për kandidatin Kosova , Shehu shpereht se, “Kosova  ka dalë fitimtar në këtë mes sepse  është 30 mijë vota mbi koalicionin e  vet dhe solli edhe një shkollë të re politike që përtej partive mund të kandidojë edhe një kandidat, edhe një personazh, kështu që nga kjo pikëpamje mund të them se  moralisht ai ka pasur  një rezultat pozitiv, se Tirana është nisur me 90 mijë vota prapa. Për ta ngjitur maloren e Tiranës kuptohet që duhet një  mbështetje më e madhe në bazë  sesa një individ i vetëm...” , deklaron Shehu.

Ai deklaron se analiza e humbjes së koalicionit të djathtë do të bëhet në shtator.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Donald Lu i shkruan Kosovës: Ju përgëzoj për fushatën pozitive, shenjë që sistemi politik po maturohet
Ndryshime në qeveri, zëvendësohen 4 ministrat e LSI dhe 4 të PS »
Article Logic
Execution time: 0.025950908660889
array(1) { ["section"]=> string(82) "shehu-thame-do-rezistojme-dhe-do-fitojme-realizuam-te-paren-te-dyten-me-2017-14670" }