Shehu: Vizita e Vuçiç po ekzagjerohet, po shoqërohet me pompozitet

Publikuar tek: politike, më 10:29 27-05-2015 Shehu: Vizita e Vuçiç po ekzagjerohet, po shoqërohet me pompozitet

Tritan Shehu në një postim në profilin e tij në “Facebook” shprehet se  vizita e kryeministrit Vuçiç në Tiranë po ekzagjerohet. Sipas tij forcimi i marrëdhënive me një partner rajonal nuk kompenson përkeqësimin e marrdhënieve  me një fqinj tjetër të rëndësishëm.

“Uroj të jetë një vizitë produktive për maredheniet midis dy vendeve tona dhe zhvillimet Rajonale.Shqipëria dhe Serbia kanë ruajtur në tërësi në këto vite një nivel të pranueshëm marrëdheniesh reciproke shtetërore.Pozitive kjo, ashtu siç është njeë zhvillim pozitiv dhe vizita e sotme e Kryeministrit Serb.“Historia”, aq më shumë kontributi i Shqipërisë për stabilitetin në Rajon nuk fillon sot; ai ka qenë pothuaj kostant në këto 23 vite demokraci.” , shkruan Shehu.

Në këtë rrjedhë mendimi Shehu shprehet se masat e ndërrmarra të sigurisë dhe zhvillimi i vizitës po ekzagjerohet më shumë se çduhet.

“Pra t’i japim atë rëndësi që i takon kësaj vizite, as me shumë e as më pak. Në fakt po ekzagjerohet, duke filluar që nga masat e sigurisë, pompoziteti etj. Nuk duhet të demostrojmë as teatralitet, as komplekse e as pseudo nacionalizem gjatë kesaj vizite.Dhe diçka, forcimi i marrëdhënieve me një partner Rajonal, pozitive kjo, nuk mund të kompensoje përkeqesimin me një tjetër partner shume të rendesishem.Kjo do të ishte një “lojë” jo racionale dhe jo vizionare”, shprehet ai duke i’u referuar Greqisë.

Lexo edhe: 

Vuçiç këndon himnin serb, Rama sheh nga qielli helikopterët (Video)

Vuçiç i referohet Kosovës si "Kosova dhe Metohija": Nuk pajtohemi. Rama: Njohja, çlirim për ju

Rama: Dialogu Serbi-Kosovë jo vetëm në letër, kundër ksenofobisë në Ballkan

Kryeministri serb poston në Twitter foton zyrtare të takimit në Pallatin e Brigadave

Vuçiç "zbardh" misterin e dronit: Ismaili shkaktoi incidentin diplomatik

Vuçiç:Krenar që jam i pari kryeministër serb që vi në Shqipëri. Faleminderit për mikpritjen

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Minutë pas minute, ç’po ndodh me vizitën zyrtare të të parit kryeministër serb në Shqipëri
Vuçiç këndon himnin serb, Rama sheh nga qielli helikopterët (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.016765117645264
array(1) { ["section"]=> string(70) "shehu-vizita-e-vucic-po-ekzagjerohet-po-shoqerohet-me-pompozitet-12058" }