Shembja e Teatrit, Spaho: Rama kupton vetëm 'gjuhën e Kukësit'

Publikuar tek: aktualitet, më 10:09 13-06-2018 Shembja e Teatrit, Spaho: Rama kupton vetëm 'gjuhën e Kukësit' Edmond Spaho

Sot në komisionin e Medias kanë marrë pjesë artistët e kryesuar nga Robert Ndrekina, të cilët po ngulmojnë për mosshembjen e teatrit.

 Edmond Spaho, kryetari i Grupit parlamentar të PD i ka bërë thirrje artistëve, intelektualëve, qytetarëve shqiptarë në tërësi që të mblidhen të gjithë tek teatri për ta shpëtuar godinën historike.

Sipas tij kryeministri, nuk e gjen gjuhën institucionale, njeh vetëm “gjuhën e Kukësit”.

"Nëse qeveria ka ndërmend të ndërtojë një Teatër të ri, bujrum le ta bëjë, por këtë të mos e prishë. Ne nuk duhet të biem në kurthin e çështjeve teknike, si do të ndërtohet etj etj. por Teatri me histori 90-vjeçare duhet të ruhet. Pse nuk prishet godina në krah të Teatrit, po u rikonstruktua?! Edhe Teatri mund të rikonstruktohet. Ne do të jemi me ju kudo që t’ju mbështesim. Së dyti, ne do të sensibilizojmë qytetarët, sepse duke ndenjur indeferentë po na mbysin kullat. Janë bërë ngjitur me njera tjetrën. 

Ne u bëjmë thirrje intelektualëve të mos rrinë indiferentë, të mos merren me debate në kafenera, por të shprehin mendimin e tyre dhe ta ngrenë zërin. Edi Rama nuk njeh rrugë institucionale. Po besuat se ne do ta pengojmë atë me letra, peticioneve, dëgjesa me ministren...këto vlejnë për të sensibilizuar por Edi Rama kupton vetëm "gjuhën e Kukësit". Atje ku rrezikohet pushteti i tij ai reagon. Ne duhet të mblidhemi të gjithë te Tetatri dhe t’i bëhemi pengesë atij," deklaroi Spaho.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Panairi i karrierës në UBT, Ruçi: Mbështetja të shkojë tek fermerët dhe jo sekserët, ka ende mungesa të...
SKANDAL! Del testi i Matematikës para nisjes së provimit të maturantëve »
Article Logic
Execution time: 0.023927927017212
array(1) { ["section"]=> string(65) "shembja-e-teatrit-spaho-rama-kupton-vetem-gjuhen-e-kukesit-124206" }