Shembja e Urës së Hoshtevës, urbanisti: Ministria e Kulturës garantoi se s'kishte rrezik shembje

Publikuar tek: aktualitet, më 20:15 06-02-2018 Shembja e Urës së Hoshtevës, urbanisti: Ministria e Kulturës garantoi se s'kishte rrezik shembje

Urbanisti Besnik Aliaj shprehet se rrëzimi i Urës së Hoshtevës erdhi si pasojë e neglizhencës dhe mosveprimit në kohë, rezultoi fatale dhe është një mësim me kosto të pakompensueshme.

“Bashkia Libohovë nuk pati asnjë reagim! Ministria e Kulturës dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Gjirokastër e monitoruan situatën dhe garantuan publikun se ura nuk ka rrezik shembje, dhe se restaurimi saj do bëhej në 2018”, shprehet ndër të tjera Aliaj.

Reagimi i plotë:

RRETH TE VERTETES PER UREN E OSHTEVES

Pavaresisht problemeve te trasheguara ne vite, rrenimi mund dhe duhet te ishte shmangur! Ura u shemb ne fakt nga indiferenca dhe nenvleftesimi i shqetesimit te komunitetit qe fatkeqesisht u provua se ishte i sakte dhe argumentuar!

Komuniteti zagorit prej kohesh kish shprehur shqetesim publik se Ura historike e Hoshteves rrezikonte te shembej nga dita ne dite, pasi kishte nevoje urgjente per mirembajtje dhe forcim themelesh. Madje banoret u angazhuan te bashkefinancojne vullnetarisht me donacione bashke me autoritetet qe kjo pasuri te shpetohej!

Bashkia Libohove nuk pati asnje reagim! Ministria e Kultures dhe Drejtoria Rajonale e Trashegimise Gjirokaster e monitoruan situaten dhe garantuan publikun se ura nuk ka rrezik shembje, dhe se restaurimi saj do behej ne 2018.

Me poshte fotot e misionit te monitorimit ne terren nga eskpertet e trashegimise Gjirokaster, si dhe intervista pergjigje e ministres se linjes per kete problem ku u dhane keto garanci. Por te mos ta politizuar situaten dhe per nje nderhyrje profesionale u pranua zgjidhja e autoriteteve! Por kjo rezultoi fatale. Keqardhje e madhe! Mesim me kosto te pakompensueshme! Cdo interpretim tjeter dhe shmangie pergjegjesie sot ska me vlere!

sdfqwefvwevfw3v.jpg

sdegfwegt3g3g.jpg

asdfqwefw3f23f.jpg

sdfwsefr4f3f.jpg

degfedherh4rb4gdfvg.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mesazhi PREKËS i doktoreshës për ndarjen e parakohshme nga jeta të LUZHIT: Ishe me mua në ditë të vështira e të fus në dhe një shoqe…
Skandal / Këtij shteti po i bien të gjitha urat, rrëzohet një tjetër urë 300 vjeçare »
Article Logic
Execution time: 0.18647313117981
array(1) { ["section"]=> string(101) "shembja-e-ures-se-hoshteves-urbanisti-ministria-e-kultures-garantoi-se-s-kishte-rrezik-shembje-109370" }