Shembulli se si Gianni De Biasi duhet të menaxhonte situatën me të larguarit

Publikuar tek: sport, më 21:24 01-06-2016 Shembulli se si Gianni De Biasi duhet të menaxhonte situatën me të larguarit

Që prej ditës së djeshme zgjedhja e detyruar e Gianni de Biasit për të larguar katër lojtarë nga ekipi që do të udhëtojë drejt Francës, ka qenë temë qëndrore e diskutimeve në media dhe rrjetet sociale.

Ish-lojtari i Kombëtares, Roland Luci në një koment të gjatë për këtë situatë shkruan se De Biasi nuk u tregua mjaftueshëm profesionist me lojtarët e larguar. Ai jep shembullin e trajnerit të Austrisë, i cili kishte njoftuar lojtarin e larguar dy javë përpara se lista të bëhej zyrtare, si dhe kishte diskutuar për pozicionin e tij në ekip.

“Mbrëmë mbas ndeshjes me Maltën u pyet traineri i Austrisë se cili lojtar do të duhej të mos udhëtonte me ekipin drejt Francës dhe përgjigja ishte sa direkte, aq dhe elegante e njerëzore – ai përmendi lojtarin, një djalë i ri të cilit grumbullimi i kishte vlejtur si përvojë e vyer dhe me të cilin kishte folur dhe kishte sqaruar pozicionin e tij të mundshëm në ekip që dy javë përpara”, shkruan ndër të tjera Luci.

Me pak fjalë, ndoshta do të ishte e udhës që Milot Rashica apo Herolind Shala të ishin njoftuar paraprakisht se mundësitë e tyre për të marrë pjesë në Kampionatin Europian ishin të pakta, por stërvitja e tyre me Kombëtaren do ishte një eksperiencë e vyer që do i shërbejë në të ardhmen.

Sigurisht që situata komplikohet me Berat Gjimshitin dhe Amir Rrahmanin, mospjesëmarrja e tyre ishte vërtet surprizë, por sipas ish-trajnerit të Vllazninsë, Lucit, lajmi nuk duhet t’u vinte si “bombë” në ditën e fundit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfaqësuesja e Kosovës nisë stërvitjen në Gjermani, përgatitet për miqësoren
Komisioni i Apelit ul dënimin për Gentian Muçën, lojtari rikthehet në fushë »
Article Logic
Execution time: 0.017537117004395
array(1) { ["section"]=> string(82) "shembulli-se-si-gianni-de-biasi-duhet-te-menaxhonte-situaten-me-te-larguarit-42165" }