Shemsi Prençi bën paralajmërimin e fortë: Pas orës 15.00 mos dilni në rrugë, kush s’ bindet do të evakuohet me forcë nga banesa

Publikuar tek: aktualitet, më 13:49 01-12-2017 Shemsi Prençi bën paralajmërimin e fortë: Pas orës 15.00 mos dilni në rrugë, kush s’ bindet do të evakuohet me forcë nga banesa

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka paraljmëruar se një situatë kaotike e pret vendin, sidomos vendet që janë qenë pjesë e hartës së përmbytjeve në vitin 2015.

Ai u ka kërkuar banorëve që të largohen nga banesat dhe të sistemohen te të afërmit, ose të akomodohen në katet e dyta.

Prençi në një prononcim për Report Tv kërkoi që të bllokohet edhe qarkullimi i plotë rrugor, përveç shërbimeve të emergjencave civile.

“Po shqyrtohet ndalimi i plotë i qarkullimit rrugor. Qytetarët të shmangin qarkullimin, ata që kanë biznese, e shtëpi në hartën e përmbytjeve në 2015 duhet të dalin në katet e dyta dhe të lënë banesat e të largohen ose në pikat e evakuimit që ka përcaktuar bashkia pas orës 03.00. Banorët do të evakuohen edhe në mënyrë të detyrueshme duke përdorur forcën në rast nevoje”, u shpreh Prençi. 

Më shumë në këtë kategori: « Vërshimet e lumit Kir, ndërhyn FNSH, evakuohen babë e bir (FOTO+VIDEO)
Situata e përmbytjeve, Shkumbini del nga shtrati, rrezikohen disa banesa »
Article Logic
Execution time: 0.17496991157532
array(1) { ["section"]=> string(131) "shemsi-prenci-ben-paralajmerimin-e-forte-pas-ores-15-00-mos-dilni-ne-rruge-kush-s-bindet-do-te-evakuohet-me-force-nga-banesa-101507" }