Shenasi Rama: Protesta e sotme, të dy palët kanë vjedhur

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:56 26-01-2015 Shenasi Rama: Protesta e sotme, të dy palët kanë vjedhur Shenasi Rama, ish themelues i PD, sot pedagog ne nje universitet ne SHBA

Shenasi Rama, ish themelues i PD, ka shkruar sot në facebook për çështjen e protestës për energjinë elektrike. “Kjo puna e protestës sot, me atë kopukllëkun tradicional të eunukëve, i ngjan asaj gjendjes kur hajduti i djeshëm thërret “kapeni hajdutin” që e ka dorën ne xhepin tënd. Në fakt janë të dy palët e parisë që kanë vjedhur e vjedhin bashkë, gjithë ditën e gjithë natën, edhe tani, edhe pse shajnë njëri tjetrin. Se të jemi të sinqertë, këta që janë “opozita besnike” e kanë shkatërruar vendin e nuk kanë lënë gjë pa bërë; këta që janë shumica qeverisëse, nuk bzajnë sepse duan të hanë e të vjedhin për vete dhe atë që ka ngelur nga shteti i shqiptarëve” shkruan Shenasi Rama në rrjetin social facebook.

“Nëse duan të protestojnë, le të dalin e të kërkojnë futjen në burg dhe eleminimin e zyrtarëve të korruptuar nga çdo regjim, vendosjen e dënimit me vdekje, verifikimin e pasurive, ndalimin e marrjes së borxheve skllavëruese, konsolidimin e shtetit, çështjen kombëtare, luftën kundër trafiqeve, rishikimin e kushtetutës e të ligjeve që do ta bëjnë vendin shtet normal, të kodit zgjedhor e të sistemit zgjedhor, të shumë e shumë gjërave të tjera…” sugjeron Shenasi Rama.

Ai akuzon të dy palët se vazhdojnë lojën e tyre të kungulleshkave. “Të dy palët, kanë vjedhur e vjedhin shtetin me miliarda dhe nuk e zënë në gojë këtë punë. Se të ishte për të protestuar prej vërteti, njerëzit duhet të rrinin në rrugë gjithë ditën e gjithë natën. Po, mesa duket, ende nuk e dinë apo nuk e kanë kuptuar se çka i ka gjetë me bandat e parisë së Tiranës…” shkruan Shenasi Rama. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.099438905715942
array(1) { ["section"]=> string(59) "shenasi-rama-protesta-e-sotme-te-dy-palet-kane-vjedhur-1527" }