'Shëndoshen duke marrë AJËR', zbuloni çfarë janë personat ENDOMORFË, dieta që duhet aplikuar

Publikuar tek: aktualitet, më 11:39 12-07-2019 'Shëndoshen duke marrë AJËR', zbuloni çfarë janë personat ENDOMORFË, dieta që duhet aplikuar

Miliona njerëz në botë kanë probleme me peshën.

Keni dëgjuar ndonjëherë për 'endomorfët'? Ky term është bëri i ditur për herë të parë studiuesi amerikan dhe psikologu Ëilliam Sheldon.

Nëpërmjet hulumtimit të tij ai arriti në përfundimin se, në bazë të strukturës sonë skeletore, ne të gjithë kemi lloje të trashëguara të trupit që përcaktojnë nëse jemi më të hollë, më të rëndë ose diku në mes. Për shkak të këtij lloji të trashëguar të trupit, arritja e humbjes së peshës dhe qëllimeve të fitnesit shpesh kërkon një program të individualizuar.

 Thuhet se endomorfët kanë një përqindje më të lartë të yndyrës trupore me më pak masë muskulore.

Këta persona kanë premisa të shëndodhen mjaft shpejt ose siç thuhet në masë "shëndodhen duke thithur ajër', apo “shendoshem vetem duke parë ushqimin”.

Mirëpo, endomorfët kanë edhe një avantazh tjetër, ndonëse shëndoshen shumë shpjet me të njëjtën shpejtësi arrijnë edhe ta humbin peshën.  Por marrja dhe humbja e kilogramëve sigurisht që ndikon në strukturën trupore.

Ndërsa studiusit këshillojnë se persona të tillë, nëse duan të mos humbasin strukturën trupore duhet të mos humbasin asnjë ditë te jetes se tyre pa aktivitet fizik. Ndërsa ajo që sygjerohet të kombinoj pak kardio me ushtrime me pesha. ⠀

Rekomandohet po ashtu ngritje peshash, boks, mundje dhe te tjera sporte të këtyre kategorive.⠀

Çfarë diete i rekomandohet një endomorfi?

-30% Karbohidrate(Të embla: Qershi, shalqi, pjeshkë, ananas) (asparag, piper, perimet jeshile, lakrat, legume, orizi i zi, patate e ëmbel)⠀

-30% Yndyrna të shendetshme (Vaj ulliri ekstra I virgjer, fara lini, bajame, kikirikë, avocado)⠀

-35% Proteina (pule, peshk, salmon, vezë)⠀ ⠀

E rëndëishme është që për të humbur në peshë endomorfët duhet të eleminojne ushqimet që permbajnë sheqer te procesuar, makaronat dhe orizin (permbajtjet e glutenit) dhe ta zevendesojnë atë me orizin e zi dhe drithërat./NEWSBOMB.AL/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019495964050293
array(1) { ["section"]=> string(95) "shendoshen-duke-marre-ajer-zbuloni-cfare-jane-personat-endomorfe-dieta-qe-duhet-aplikuar-171969" }