Shëngjini, urë lidhëse për lëvizjet nga Bari drejt Ballkanit

Publikuar tek: ekonomi, më 22:39 12-03-2016 Shëngjini, urë lidhëse për lëvizjet nga Bari drejt Ballkanit

Portet pulieze në jug të Italisë shfaqin interes për krijimin e lidhjeve me portin e Shëngjinit, në Lezhë. Lëvizjet e mallrave dhe pasagjerëve nga Bari drejt Ballkanit dhe Europës lindore do të kenë tashmë edhe Shëngjinin si urë lidhëse, falë marrëveshjes së nënshkruar me autoritetet portuale të Levantes në Itali. Për palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Portit të Shëngjinit, Gjovalin Tushaj.

“Ne jemi një port i vogël, por shumë i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë dhe lidhjet e afërta me Ballkanin nëpërmjet rrugës së kombit.  Ambiciet tona janë të mëdha dhe këtë e lidhin me faktin se 60% e volumit të mallrave që lëvizin drejt porteve italiane vijnë pikërisht nga rajoni ynë, ndaj dhe ne synojmë që t’i joshim bizneset, e pse jo edhe pasagjerët që të zgjedhin Shëngjinin për lëvizjet e tyre, e kjo nëpërmjet tarifave dhe eleminimit të vonesave”, deklaroi Gjovalin Tusha, Drejtor i Portit të Shëngjinit, raporton Atsh.

Autoritetet e Levantes thonë se kjo do të rrisë performancën e portit. “Unë e kuptoj se mundësitë e bashkëpunimit mes Shëngjinit dhe Pulias janë të mëdha dhe sigurisht ky është edhe interesi jonë, ndaj kemi treguar gatishmërinë e plotë për firmosjen e kësaj marrëveshjeje. Tërheqja e fondeve të Bashkimit Europian edhe drejt portit të Shëngjinit do t’i japë mundësi këtij të fundit që të rrisë performancën e tij”, u shpreh Mario Mega, Sekretar i Përgjithshëm i Autoritetit Portual të Levantes.

Lidhja me Ballkanin dhe Evropën Lindore e kthen portin e Shëngjinit në një zonë me potencial të lartë zhvillimi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.053120851516724
array(1) { ["section"]=> string(65) "shengjini-ure-lidhese-per-levizjet-nga-bari-drejt-ballkanit-34929" }