Shenjtërohet Nënë Tereza, dy mrekullitë për të cilat shpallet e tillë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:29 04-09-2016 Shenjtërohet Nënë Tereza, dy mrekullitë për të cilat shpallet e tillë

Nënë Tereza do të shenjtërohet sot nga Papa Françesku në Vatikan, në një ceremoni ku pritet të marrin pjesë dhjetëra mijëra njerëz.

Papa Françesku ka njohur zyrtarisht dy mrekulli, që besohet se janë vepër e Nënë Terezës dhe që i hapën asaj rrugën për t’u bërë shenjtore.

Prifti kanadez, Brian Kolodiejchuk është personi kryesor që ka promovuar rastin e saj, duke dokumentuar dy mrekullitë që faktojnë se Nënë Tereza është shenjtore.

Mrekullia e parë ishte rasti i Monica Besra në Bengal, Indi. Ajo kishte një tumor në bark, rreth 17 centimetra. Familja e saj kishte provuar shumë gjëra, por asgjë nuk po funksiononte.

“Pak a shumë po vdiste. Më 5 shtator, përvjetorin e parë të vdekjes së Nënë Terezës, një nga motrat mori medaljen e Marias, që ka prekur direkt trupin e Nënë Terezës gjatë funeralit dhe e vendosi në stomakun e Monicas dhe bëri një lutje të thjeshtë: “Nënë, sot është dita jote. Ti i ke dashur të varfërit. Bëj diçka për Monican”. Kjo ndodhi në orën 5 të pasdites. Në orën 1 të mëngjesit, Monica u ngrit në mes të natës, shkoi në banjë dhe zbuloi se barku i saj ishte i rrafshët”, thotë prifti. Sipas tij, në rastin e Monicas janë konsultuar 11 mjekë dhe vetëm një prej tyre ishte katolik.

Në vitin 2008, u bë e ditur se Nënë Tereza kishte shëruar një brazilian, i cili vuante nga disa tumore të trurit. Marcilio Haddad Andrino thotë se mjekët nuk i kishin dhënë asnjë shpresë për të jetuar, por gruaja e tij Fernanda vazhdimisht lutej për të dhe beson se ishte ndërhyrja e Nënë Terezës, që ai të shërohej kur ishte nën kujdesin intensiv.

.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031169176101685
array(1) { ["section"]=> string(74) "shenjterohet-nene-tereza-dy-mrekullite-per-te-cilat-shpallet-e-tille-51805" }