Shënoi golin e fitores ndaj Tiranës, Danilo Alvesh tregohet ‘modest’ pas ndeshjes (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 22:53 22-10-2018 Shënoi golin e fitores ndaj Tiranës, Danilo Alvesh tregohet ‘modest’ pas ndeshjes (FOTO)

Sonte në mbrëmje është luajtur ndeshja e fundit e javës së 9-të të Superligës. 

Flamurtari ka pritur në shtëpi Tiranën e Ardian Memës. Bardheblutë kanë bërë një lojë të mirë, por kjo nuk ka mjaftuar, sepse skuadra e Ilir Dajës është treguar ‘cinike’ dhe e ka gjetur rrjetën atëherë kur askush nuk e priste. Ky 90 minutësh përfundoi me rezultatin 1-0.

Autori i golit ishte braziliani Danilo Alvesh, i cili i vetëm përballë portierit nuk ka gabuar dhe e ka çuar topin në fundin e rrjetës. Pas ndeshjes sulmuesi në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruar: “Urime të gjithëve fitorja”, duke përfshirë këtu të gjithë skuadrën, po edhe tifozët vlonjat.

Screenshot_2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Liverpool “fluturon” në krye të tabelës, shkëlqen Shaqiri
»
Article Logic
Execution time: 0.020148992538452
array(1) { ["section"]=> string(90) "shenoi-golin-e-fitores-ndaj-tiranes-danilo-alvesh-tregohet-modest-pas-ndeshjes-foto-138746" }