Shërbimi i Jashtëm/ Përplasja Dade-Bushati zhvendoset në Kuvend: Është ligj politik

Publikuar tek: politike, më 16:22 19-03-2015 Shërbimi i Jashtëm/ Përplasja Dade-Bushati zhvendoset në Kuvend: Është ligj politik

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 75 vota projekligjin për “Shërbimin e Jashtëm”, i kundërshtuar fort nga disa deputetë të PS-së.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade ka qenë një ndër figurat që ka shprehur kundërshtinë e saj për disa nene të këtij ligji, duke u përplasur disa herë me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati për këtë çështje. Dade ka thënë në Kuvend se ligji s’duhet të jetë kompensim ndaj forcave politike që drejtojnë shtetin në një moment të caktuar.

“Ligji s’duhet të jetë kompensim për shërbime ndaj forcave politike që drejtojnë shtetin në një moment të caktuar. Ligji për shërbimin e jashtëm duhet çliruar nga kufizimet e politikës nga mungesa e profesionalizmit e integritetit, neni 27 lë hapësira për abuzivizëm, pra ligjet hartohen jo për 2 dhe 3 vjet. Shpresojmë që qeveria ti japë vendit një diplomaci në shërbim të interesave të vendit dhe të kombit”, tha Dade.

Megjithatë, Buashti ka deklaruar sot në Kuvend se ky ligj synon përmirësimin e Shërbimit të Jashtëm shqiptar, si dhe trajtimin e diplomatëve. Duke u ndaluar tek afati 30 ditor që ky ligj i cakton presidentit për tu shprehur për një ambasador, nuk cënon kompetencat e tij.

“Një afat 30 ditor, nuk prek aspak kompetencën e presidentit të republikës në drejtim të kandidaturës së propozuar nga kryeministri, ky afat aplikohet edhe për funksione kushtetuese që emërohen nga Presidenti i Republikës”, ka thënë Bushati.

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade ka nuk ka votuar dy nene të këtij ligji, përkatësisht nenet 27 dhe 31 të cilat kanë të bëjnë me heqjen kuotave të emërimeve të ambasadorëve. Deri më tani ligji parashikonte që në misionet diplomatike të Shqipërisë në botë, emërimet duhet të bëheshin 80% diplomat karriere dhe 20% persona jashtë sistemit, gjë që nuk parashikohet tek ligji i ri.

“Ky ligj mori gjithë kohën e vet dhe diskutimet dhe debatet që në ndonjë rast u bënë edhe të nxehta kanë të bëjnë me shqetësimin dhe angazhimin serioz të kësaj mazhorance për ta ngritur diplomacinë në parametrat e standardet europiane. Komisioni ka shprehur shqetësimin se neni 27 pika 2 e bën diplomacinë vulnerabil ndaj politikes. Jo se paragjykojmë Ministrinë e Punëve të Jashtme, por ligjet s’bëhen për 2­3 vjet, por për afat më të gjatë. Në raste të veçanta kur mund të gjenden subjektivizma për emërime. Shërbimi i jashtëm duhet mbrojtur nga çdo tentativë për t’u kthyer në një shërbim politik”, ka thënë deputetja socialiste.

Debatet midis Dades dhe Bushatit kanë arritur pikën më të lartë të tyre në mbledhjen e fundit të Komisionit të Jashtëm, në të cilën deputetja ka akuzar edhe kryeministrin Edi Rama se nuk ka marrë parasysh këshillat e bëra nga ekspertë të fushës për ligjin e ri të “Shërbimit të Jashtëm”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha në Berlin-drejtuesve parlamentarë: Kryeministri Rama dhe ministri Tahiri fshehën “Doshin”
Berisha: Sipas Metës, çështja "Doshi” është skenar i huaj »
Article Logic
Execution time: 0.024059057235718
array(1) { ["section"]=> string(86) "sherbimi-i-jashtem-perplasja-dade-bushati-zhvendoset-ne-kuvend-eshte-ligj-politik-6368" }