Sherr deputetesh në komision, dy gratë zihen keq. Socialistja-demokrates: Sado të xhirosh, xhiron gabim o Albana Vokshi!

Publikuar tek: politike, më 12:56 03-02-2016 Sherr deputetesh në komision, dy gratë zihen keq. Socialistja-demokrates: Sado të xhirosh, xhiron gabim o Albana Vokshi! Spahiu dhe Vokshi

Plas sherri në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend. Dy gratë deputete zihen keq, duke folur me njëra-tjetrën me ironi mes mjekëve që flisnin për shkrirjen e Urgjencës Mjekësore në Tiranë.

Ka qenë deputetja socialiste Klodiana Spahiu që ia ka bërë të qartë deputetes demokrate Albana Vokshit se është gabim.

“Me ty është e pamundur të bësh një dialog. Sado të xhirosh, xhiron gabim, o Albana Vokshi!’’, i ka thënë Spahiu-Vokshit.

“Po. po! Pse nuk guxon të përballet ministri?!Kujt t’i besojmë tani?!’’, ia ka kthyer Vokshi.

Më tej Spahiu, njëkohësisht zv.kryetare e Komisionit, ka vazhduar:

“Duke u ulur dhe duke biseduar, jo duke i dhënë ngjyrime politike. Që urgjenca duhet të përmirësohet, për këtë nuk ka diskutim’’.

Më tej mjekët në mbrojtje të urgjencës i kanë kujtuar Spahiut se mjekët do zhvendosen në spitale terciare: “Është spital terciar doktor Klodi.  Jeni spital sekondar doktor. Absolutisht nuk afrohesh fare’’.

Vokshi, kryetare e komisionit, i ka thënë Spahiut se nuk e merr dot fjalën kur do: “O Klodi, po prit se nuk e merr dot fjalën! Ministri ka marrë guximin dhe del në deklaratë për shtyp. Fyerje më të madhe se kjo nuk ka! Unë do t’i bëj thirrje ta tërheqë urdhrin”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vasili del kundër Beqajt: Ku gabon Ministria e Shëndetësisë, pse s’ka vizion kjo punë
Beqaj: Shërbimi i Urgjencës është i mirë?! Zor se bind veten. Unë nuk tërhiqem! »
Article Logic
Execution time: 0.014892101287842
array(1) { ["section"]=> string(121) "sherr-deputetesh-ne-komision-dy-grate-zihen-keq-socialistja-demokrates-sado-te-xhirosh-xhiron-gabim-o-albana-vokshi-31634" }