Sherr dhe debate në Asamblenë e PS Tepelenë, kandidati rival Redi Rama kërcënon Arben Ahmetajn

Publikuar tek: politike, më 16:39 12-04-2015 Sherr dhe debate në Asamblenë e PS Tepelenë, kandidati rival Redi Rama kërcënon Arben Ahmetajn

Asambleja e Partisë Socialiste në Tepelenë nuk ka zgjatur më shumë se 15 minuta pas debateve të forta si dhe sherrit të zhvilluar në përfundim të saj midis Arben Ahmetajt dhe kryetarit të komunës Qendër Redi Rama.

 

Përkrahësit pranë kandidatit Redi Rama, aktualisht kryetar i komunës Qendër në Tepelenë, kanë tentuar të godasin ministrin e Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj pas mbylljes së Asamblesë së PS në Tepelenë. Neësbomb.al mëson se simpatizantët e Redi Ramës e kanë sulmuar për ta goditur Ahmetajn por janë ndaluar nga disa persona të tjerë të pranishëm.

Përkrahësit e kandidatit Redi Rama, më pas kanë lëshuar kërcënime dhe sharje në drejtim të Ahmetajt. Tensione ka patur edhe gjatë propozimit të Gilberto Jaçes për bashkinë nga Arben Ahmetaj, çka është kundërshtuar nga deputeti i Partisë Socialiste Vladimir Kosta, i cili më pas ka dhënë edhe dorëheqjen. Deputeti Vladimir Kosta u largua nga Partia Socialiste. Shkak për këtë u bë kandidatura që ka zgjedhur e majta për bashkinë e Përmetit.

Pas tensioneve të shumta, asambleja e Partisë Socialiste nuk ka zgjatur më shumë së 15-20 minuta.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nis fushata në Durrës, Rama e Dako shpërndan 1001 leje legalizimi tek banorët e Ish-Kënetës
Rama: Jam sulmuar nga Shërbimet Sekrete »
Article Logic
Execution time: 0.033324003219604
array(1) { ["section"]=> string(98) "sherr-dhe-debate-ne-asamblene-e-ps-tepelene-kandidati-rival-redi-rama-kercenon-arben-ahmetajn-8511" }