Sherr 'live': Hoxha përplaset keq me Berishën: T'i kam nxjerr kufomat nga varri, t'i njof killerat që ke nga pas

Publikuar tek: barometri, më 07:56 27-02-2018 Sherr 'live': Hoxha përplaset keq me Berishën: T'i kam nxjerr kufomat nga varri, t'i njof killerat që ke nga pas

Ish kryeministri Sali Berisha ka telefonuar në emisionin “Studio e Hapur” për të folur rreth akuzave të rënda që i bëri anëtarit të delegacionit në negociat me Greqinë, Artur Meçollari, si spiun.

Por gazetari Artan Hoxha ka gjetur rastin e dukur për t’u ballafaquar drejtpërdrejt me Berishën, duke shpërthyer në akuza ndaj tij, lidhur me një deklaratë që Berisha ka bërë disa ditë më parë se gazetari Hoxha është “hjeksi” i vrasjes së dëshmitarit gjatë një dokumentari në parcelat me kanabis.

Hoxha e ka akuzuar Berishën për vrajsen e 150 personave të Tropojë, zhdukjen e biznesmenit maqedonas Remzi Hoxha dhe manipulimin e provave në 21 Janar, transmeton newsbomb.al.

DEBATI I PLOTË:

Sali Berisha: Së pari dëshiroj të theksoj se ky informacion është botuar direkt në të gjitha mediat. Është konfirmuar sot nga Sali Berisha, Oficer madhor dhe gjeneral të ushtrisë shqiptare e kanë konfirmuar. Por në mënyrë indirekte e konfirmoi edhe Ministria e Mbrojtjes sot. Nga ana tjetër e konfirmoi edhe vetë i akuzuari, sepse ai është larguar në vitin 2012 dhe nuk ka shkuar në asnjë proces gjyqësor.

Artan Hoxha: Ashtu siç gënjen ti edhe për atë dëshmitarin e kanabisit. Je ti në atë video që thua dua gjallë a vdekur dhe s’iki nga Tropoja pa e marrë me vete. Je ti Berisha që u kape duke manipuluar prova në 21 janar. Nëse unë dy herë nuk të kam kthyer përgjigje të premtoj se do ta bëj. Dhe Haklaj u vra më para. Dhe ke 150 vrasje në Tropojë. Siç zhduke Remzi Hoxhën, t’i kam nxjerrë kufomat nga varri. Më lë mua në ngarkim vrasjen e një personi që unë kam akuzuar Policinë e Shtetit.

Sali Berisha: E ke vrarë.

Artan Hoxha: Zoti Berisha nuk më tremb dot mua.

Sali Berisha: Ti ke qenë bashkëpunëtor i Haklajve. Ai është bashkëpunëtor bandash, krimesh.

Artan Hoxha: Po po, jam...

Sali Berisha: Po ti ke vrarë dëshmitarin. Ti je hjeksi i dëshmitarit.

Sali Berisha: Je i pafytyrë që përdoresh nga çdo bandë dhe flisni për çdo bandë...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023919105529785
array(1) { ["section"]=> string(114) "sherr-live-hoxha-perplaset-keq-me-berishen-t-i-kam-nxjerr-kufomat-nga-varri-t-i-njof-killerat-qe-ke-nga-pas-111586" }