Sherr me Redi Jupin, trajneri lë jashtë Kombëtares futbollistin kosovar

Publikuar tek: sport, më 14:36 27-08-2016 Sherr me Redi Jupin, trajneri lë jashtë Kombëtares futbollistin kosovar

Mërgim Vojvoda mund të jetë zyrtarisht një tjetër largim nga Shqipëria. Futbollisti 21-vjeçar shihej si një nga lojtarët më premtues për të ardhmen por një ngjarje e papublikuar më parë e komplikon shumë të ardhmen e tij kuqezi.

Mbrojtësi që u bashkua me Shqipërinë e 21-vjeçarë dy vite më parë, zyrtarisht e ka mbyllur me Shpresat. Trajneri Redi Jupi e la jashtë formacionit në ndeshjen me Greqinë, takim ky që u luajt në datën 24 mars 2016. Vojvoda nuk u preferua nga Jupi dhe trajneri pasi ja komunikoi këtë lojtarit para ndeshjes ka debatuar ashpër me të. Tekniku zgjodhi të hidhte në fushë mbrojtësin e Skënderbeut Bruno Lulaj në vënd të Vojvodës. Lulaj rolin e tij natyral e ka në qëndër të mbrojtjes por Jupit i është dashur të bëj këtë lëvizje. Që prej asaj dite Vojvoda nuk është thërritur më me ekipiin

Burime të afërta pranë trajnerit Redi Jupi zbulojnë për newsport.al se as nuk do të jetë më në vazhdim. Vojvoda shihej si një nga lojtarët më premtues edhe për Kombëtaren e De Biasit por gjasat janë që ai tani të zgjedhë Kosovën. Jupi e ka ndarë mëndjen, nuk e ka më në planet e tij që pas sherrit para ndeshjes me Greqinë. Mbrojtësi kosovar luan në Belgjikë për skuadrën e Moscron ku është transferuar këtë sezon dhe ka bërë debutimin. Me ngjyrat kuqezi duket se e ka mbyllur pa e nisur mirë…

Screenshot_2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas apelit të një nëne për t’i ardhur në ndihmë fëmijës së saj me tumor, atleti bën një gjest fisnik
Publikohet lista e U-21 për ndeshjen kundër Greqisë, Manaj kalon te skuadra e De Biasit »
Article Logic
Execution time: 0.20063185691833
array(1) { ["section"]=> string(76) "sherr-me-redi-jupin-trajneri-le-jashte-kombetares-futbollistin-kosovar-51033" }