Sherr mes Ambrës dhe Donës së Big Brother: Mbylle gojën se dukesh…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:41 16-01-2018 Sherr mes Ambrës dhe Donës së Big Brother: Mbylle gojën se dukesh…

Ambra Muji dhe Dona Pietri janë dy ish-banoret e edicionit të 9 të “Big Brother Albania”. 

Dy vajzat u shfaqën për publikun si dy mikesha të ngushta që njiheshin prej kohësh.

Por mesa duket dy vajzat i kanë dhënë fund shoqërisë. Nuk dihet çfarë ka ndodhur midis tyre por mesa duket zënka është serioze pasi Ambra ka publikuar një foto në Instagram ku shkruan: “Të kisha shoqe që nga jashtë dhe nuk prisja nga ty këto gjeste, jam e surprizuar nga ti dhe nga aktrimi jot. Bravo vazhdoni kështu siç jeni, e treguat fytyrën kush jeni”.

Më pas edhe Dona ka reaguar duke u shprehur ““Shoqeee??? Fjalë e madhe për tu thënë, po mbylle gojën se dukesh më e bukur”.

Duhet theksuar fakti se Dona ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me Elsamedin, ish-konkurent i BB9 dhe njëkohësisht ish-partneri i Ambrës në lojë. Ambra dhe Elsamedi i dhanë fund lidhjes së tyre live, dhe marrëdhënia e tyre vazhdoi e tensionuar edhe jashtë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022123098373413
array(1) { ["section"]=> string(71) "sherr-mes-ambres-dhe-dones-se-big-brother-mbylle-gojen-se-dukesh-106788" }