Sherr mes socialistëve në Elbasan. Militanti u hakërrehet Blushit dhe Ballës: Më latë pa bukë! Më premtuat punë, jam vetë i 8-të!

Publikuar tek: politike, më 13:54 13-02-2016

Sherr mes socialistëve në Elbasan. Militanti u hakërrehet deputetëve Ben Blushi dhe Taulant Balla, në momentin që ata ishin duke punuar për të përzgjedhur delegatët e Kongresit.

 

“Më latë pa bukë! Më premtuat punë, jam vetë i 8-të!”, u ka thënë duke u bërtitur me të madhe deputetëve socialisti nga Elbasani.

DIALOGU I TENSIONUAR:

Socialisti: Më premtoi punë, por më la rrugëve.

Ben Blushi: Qetësohu.

Socialisti: Çfarë të qetësohem, ti fik telefonin.

Ben Blushi i jep dorën: Qetësohu, me mua e ke apo me atë (I drejtohet Taulant Ballës)

Socialisti: Me ty e kam. Më the do më fusësh në punë.

(Blushi i jep dorën)

Socialisti: Pse ta jap dorën, kot?

Ben Blushi: Po pse të mos ma japësh dorën, çfarë pret nga unë?

Socialisti: Jam vetë i 8 pa bukë

Ben Blushi: Po unë s’të kam lënë pa bukë.

Socialisti: Ti më ke lënë, se ike. Kur erdhe më Elbasan, më the jam vetë i pari. Ku e ke punën?

Ben Blushi: Për këtë punë po ankohem

Socialisti: Na gjej punën

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla-Blushit: Nuk shahet partia kur do që të bëhesh kryetar i saj
Rama-Blushit: Qentë le të lehin.... Por Blushi i kthen një përgjigje të hidhur »
Article Logic
Execution time: 0.0042688846588135
array(1) { ["section"]=> string(130) "sherr-mes-socialisteve-ne-elbasan-militanti-u-hakerrehet-blushit-dhe-balles-me-late-pa-buke-me-premtuat-pune-jam-vete-i-8-te-32476" }