Sherr në Komisionin e Dekriminalizimit, Bylykbashi-Ballës:Mos më ngri zërin mua! Balla:Dil përjashta

Publikuar tek: politike, më 12:04 15-04-2015 Sherr në Komisionin e Dekriminalizimit, Bylykbashi-Ballës:Mos më ngri zërin mua!  Balla:Dil përjashta Nga mbledhjet e mepareshme te komisionit

Debate të ashpra janë zhvilluar mes kryetarit të Komisionit të Dekriminalizimit Oerd Bylykbashi dhe deputetit të PS Taulant Balla, në lidhje me kërkesën ndaj komisionit të Venecias për asistencën nga ekspertët e tyre sa i takon procesit të dekriminalizimit. Pas debatit mes Bylykbashit dhe Ballës, ky i fundit është larguar dhe kryetari është detyruar të mbyllë mbledhjen e cila ka zgjatur shumë pak minuta.

Braho-Bylykbashit :Nuk di të drejtosh komisionin

Bylykbashi: Po ju informoj...(e nderpret Braho), një sekondë zoti Braho, nuk po flas si shef pa leje. Nuk do ishim këtu sot nëse Balla nuk do të bënte atë që ka bërë për tre javë rresht

Balla: Qetësohu

Bylykbashi: Mos më ngre tonin, more vesh?

Balla: Çfarë ke more, çfarë ka ndodhur?

Bylykbashi: Ajo që ke bërë është e papranueshme.

Balla: Mbylle këtë. Do ta bëj prapë sa herë të dua. Dil përjashta

Bylykbashi: Leri palaçolliqet

Balla: Më ler ta mbaroj, ta mbaroj. Mbylle

Ja ku keni letrën (e tregon para kamerave). Kishim rënë ta bënim letrën bashkë. Tani që ta dish, ky komision merr vendime të përbashkëta dhe ti duhet të bashkëveprosh me një qëllim të përbashkët. Kjo nuk është nëse doni mirë, nëse s’doni e bëjmë vetë. Nuk mund të bëhet një letër ku njëri ve firmën. Nuk drejtohet komisioni kur vjen fshehurazi kryetari, le një letër dhe i thotë sekretares kam lënë një letër për ta firmosur zoti Balla.

Propozimin që bëre ti asnjë gërme nuk i hoqa, plani ishte shumë mirë. Më ke fyer 7 herë rresht. Mirupafshim. Do i drejtohem Byrosë së Kuvendit.

(Largohet deputeti Balla duke braktisur mbledhjen ).

Bylykbashi: Mund të dalësh

Pas kësaj, kryetari Bylykbashi është detyruar të mbyllë mbledhjen.

Menjëherë pas daljes nga Komisioni i Dekriminalizimit, Balla ka bërë një deklaratë për mediat ku ka thënë se PD po sjell inatet e brendhme të saj në Komision.

"Pse nuk u vu kandidati që doja në zonën time kjo nuk është çështje për ta sjellë në komision. Për shkak të sherreve në Partinë Demokratike Durrës mbledhja u shty në orën 1 dhe pastaj ai filloi të fyejë deputetët e maxhorancës. Zoti Bylykbashi nuk e drejton dot më këtë Komision. Një zotëri që bën një shkresë , që nuk ve stemën e Republikës, nuk shkruan se kujt i drejtohet shkresa...Ne përgatitëm një shkresë siç i ka hije shtetit shqiptar me shqiponjën dykrenare që e duam shumë, ai s’donte ta firmoste është çështje e tij. Kam komunikuar disa herë me zotin Bylykbashi dhe ai ka rënë dakort që ajo nuk është një shkresë normale, ishte një shkresë sa për të kaluar kohën, tani ai ankesat e PD-së  në Durrës i solli në komision", u shpreh deputeti Balla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjinushi: KQZ falsifikoi vendimin për procesin e kandidimit, Prokuroria të hetojë
Basha-Ramës: Mos e prek votën, po shijon me perversitet dyndjen e shqiptarëve drejt Evropës »
Article Logic
Execution time: 0.02115797996521
array(1) { ["section"]=> string(103) "sherr-ne-komisionin-e-dekriminalizimit-bylykbashi-balles-mos-me-ngri-zerin-mua-balla-dil-perjashta-8792" }