Sherr në KORÇË, tifozët e PARTIZANIT përplasen me ultrasit korçarë

Publikuar tek: sport, më 17:00 24-02-2018 Sherr në KORÇË, tifozët e PARTIZANIT përplasen me ultrasit korçarë

Sot, Partizani luan në transfertë kundër Skënderbeut. Në këtë ndeshje kanë udhëtuar për të mbështetur skuadrën edhe tifozët e kuq, “Ultras-Guerrils”.

Por, tashmë bëhet e ditur që mbështetësit e Partizanit janë përplasur me ultrasit korçare. Për newsport.al raportohet që ngjarja ka ndodhur në momentin kur po tërhiqeshin biletat nga tifozeria e Guerrilsave.

Kanë qenë tifozët e kuq që kanë provokuar duke sharë dhe gjuajtur me gurë në drejtim të tifozërisë korçare.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjakrat midis dy tifo-grupeve. Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit starton në orën 17:00.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ç’po ndodh me lojtarët tanë?! Një tjetër futbollist i jep fund martesës 12-vjeçare
Ditë zie për Lionel Messin, humb njeriun e familjes »
Article Logic
Execution time: 0.004082202911377
array(1) { ["section"]=> string(72) "sherr-ne-korce-tifozet-e-partizanit-perplasen-me-ultrasit-korcare-111333" }