Sherr në KQZ/ Lefterie Luzi thërret ‘”Security’’-n, pas goditjes së tavolinës së përfaqësuesit të PDIU-së

Publikuar tek: politike, më 09:34 03-06-2015 Sherr në KQZ/ Lefterie Luzi thërret ‘”Security’’-n, pas goditjes së tavolinës së përfaqësuesit të PDIU-së Momenti i kur përfaqësuesi PDIU-së i bie me grusht tavolinës

Plas sherri në KQZ pas kundërshtimit të përfaqësuesit të PDIU-së dhe goditjes me grusht të tavolinës ku ishte ulur. Pas këtij incidenti, kryetarja e KQZ-së Lefterie Luzi ka thërritur në ndihmë forcat e sigurisë, për të ndalur situatën dhe për të shoqëruar jashtë sallës së KQZ-së përfaqësuesin e PDIU-së, Gazmend Osmani.

“E deklarova dhe sot, problemi i vetëm është se ky komision ka marrë nje vendim për mendimin tim absurd, dhe i paligjshëm. Vendimi Iidjeshëm që është propozuar I numër për partitë PS dhe LSI, s’ka vendim, propozim. KQZ ka qenë pa vendim. Iku koha staliniste që partitë e mëdha duhet të numërojnë votat e partive më të vogla.Ne jemi në koalicionin ASHE, që KQZ të merrte vendim për shortin mes nesh dhe koalicionit të majtë. Jam totalisht i zhgënjyer nga PS dhe LSI.Absolutisht po ndiqen hapat ligjorë. Nuk mund të kundërshtohet një vendim, kur nuk ka vendim. Do ta çojmë në prokurori, shpërdorim detyre.Jo nuk kishte vendimarrje, janë tre propozime për vendim. Është perceptuar sikur kishte vendim.”, ka thënë në fund të seancës Osmani.

Mes Luzit e tij ka patur replika me tone  të ashpra, ku Luzi i ka kërkuar të dalë jashtë, por ai nuk ka pranuar.  “Vendimi i djeshëm për përjashtimin e PDIU-së nga numërimi është absurd’’, ka thënë përfaqësuesi I PDIU-së. Çarja mes kryetarit të PDIU-së dhe të majtës, me të cilët është në koaloicion ka nisur që dje, kur kreu Shpëtim Idrizi u ka kujtuar Ramës dhe Metës se sistemi i numërimit nuk mund të jetë i modelit stalinist.

Debati I plotë

Osmani::Tani ti do më hash kohën pa filluar?

Luzi:Tani më dëgjo mua, pastaj do flasësh

Luzi:E ka kodi për çështje jashtë rendit, 5 minuta. Dakord?

Osmani:: Vendimi i djeshëm për përjashtimin e PDIU-së nga numërimi është komplet vendim absurd, alogjik. Duke shpresuar se do e ndryshoni. Të respektoni dispozitat e kodit zgjedhor. Keni marrë citate nga unë dhe i keni përdorur, mos e bëni

Luzi: Të lutem mbaj gojën se unë lajmëroj ‘’Security’’. Respekto Kodin e Etikës!

Osmani::Po e respektoj më shumë, O zonja kryetare po flas unë tani, jo ju! (I bie me grusht tavolinës)

Luzi:Të lutem lajmëro ‘’Security’’, 10 minuta pushim, ti do dalësh jashtë!

(Ndërpritet mbledhja)

(Nis Mbledhja)

 Osmani: Po ju them gjeni vendin. Jemi pjestarë të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Evropiane. S’kam çfarë t’u them tjetër, vendin gjejeni ju. Për arsye se edhe etikën bëtë gabim që ma vutë në dukje, se jeni ju që se keni zbatuar. Mos bini pre e vendimeve me SMS!

Osmani: Tua bëjmë publike dhe mediave çfarë keni votuar

Luzi:Po media këtu ishte, bëjani gati zotërisë

Osmani: Dje nuk keni marrë vendim, keni votuar tre herë rresht. Ne nuk mund të vazhdojmë pa marrë vendim

Luzi: Vendimi është marrë dje,

Osmani:Në njohuritë e mia të pakta juridike, dje nuk është marrë vendim.

Luzi: S’mund të citosh

Osmani: Pa merak se nuk jam si puna juaj që citoj. Më fal zonja kryetare të vazhdoj. Gjeje ti ku do e marrësh numëruesin, o majtas o djathtas.

(Debati për zbardhjen e vendimit vazhdon)

Luzi: Shko zbardhe ti lart! Këto janë historia koti. Administrata paska filluar ta zbardhi. Vazhdojmë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mblidhen krerët e drejtësisë, Vlahutin: Reformoni sistemin
Dogjani për Veliajn: Papagalli i Ramës vetëm flet por nuk punon »
Article Logic
Execution time: 0.014008045196533
array(1) { ["section"]=> string(105) "sherr-ne-kqz-lefterie-luzi-therret-security-n-pas-goditjes-se-tavolines-se-perfaqesuesit-te-pdiu-se-12566" }