Sherr në Kuvend, Noka sfidon Tahirin: Çfarë komenti keni? Makina juaj është përdorur për trafik. Braho braktis mbledhjen

Publikuar tek: politike, më 11:43 17-11-2015 Sherr në Kuvend, Noka sfidon Tahirin: Çfarë komenti keni? Makina juaj është përdorur për trafik. Braho braktis mbledhjen

Debate të forta në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë të mbledhur sot, mes ministrit Saimir Tahiri, deputetit Flamur Noka dhe kryetarit të Komisionit, Spartak Braho. Ky i fundit kërcënoi deputetin Noka se do ta nxirrte jashtë nga komisioni. Ndërsa Noka akuzoi Tahirin si ‘’trafikant, mashtrues dhe të pafytyrë’’. ‘’Ka 2 vjet që ju shkel!’’, iu tha Noka deputetëve socialistë për Tahirin. I gjithë sherri ka ndodhur në kohën kur Tahiri raportonte për Kodin e Etikës së Policisë së Shtetit në komisionin parlamentar. Por pas disa minutash ka qenë Braho që ka braktisur mbledhjen.

 

Noka- Tahirit: Ke 2 vite qe shkel Kodin e Etikës së policisë. Je trafikant mashtrues dhe i pafytyrë! Dogjët laboratorin e drogës për të fshehur provat.

Noka- deputetëve të PS-së: Ka 2 vjet që Tahiri shkel mbi ju

Braho-Nokës: Do te nxjerr jashte nga komisioni!

Noka-Tahirit: Minimumi nuk pranoj të më gënjejnë sy më sy. A qëndron dot një ministër që u kërkon bandave falje? Nuk e kapa unë por është kapur nga shërbimet partnere. Çfarë komenti keni? Makina juaj është përdorur për trafik!

Tahiri-Nokës: Je dhe injorant. Je nën nivelin e rojes së PD.

Noka-Tahirit: Ti zotëri ke qenë përdorues Hashashi. Je marrë me trafikant vizash.

(Noka i rrëmben Brahos mikrofonin)

(Braho braktis mbledhjen)

Noka-Brahos: Jo s’mbyllet mbledhja, do të raportojë trafikanti këtu!. Prit ku po ikën?!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta bashkë me Veliajn. Të dy përkujtojnë Çlirimin e Tiranës. Veliaj: S’është e majtë e djathtë, secili bën zgjedhjen e vet
Basha: Zgjedhje të parakohshme e qeveri teknike. ‘’Ora po troket’’, dekriminalizim dhe vënie para drejtësisë të Beqajt, Ahmetajt, Kodhelit, Gjiknurit dhe Tahirit »
Article Logic
Execution time: 0.026488065719604
array(1) { ["section"]=> string(122) "sherr-ne-kuvend-noka-sfidon-tahirin-cfare-komenti-keni-makina-juaj-eshte-perdorur-per-trafik-braho-braktis-mbledhjen-25615" }