Sherr në Parlament, Edi Paloka tenton të qëllojë me grusht Erion Braçen (Video)

Publikuar tek: politike, më 13:48 07-04-2016 Sherr në Parlament, Edi Paloka tenton të qëllojë me grusht Erion Braçen (Video)

Debati në Parlament ka rrezikuar të degjenerojë në dhunë fizike në momentin që Sali Berisha ka lënë foltoren dhe Erion Braçe ka replikuar me të.

Në këtë moment deputeti Arben Ristani dhe Sali Berisha kanë zhvilluar një debat me Braçen duke i thënë:

“Mos bëj si kone”, ndërsa Braçe, ia ka kthyer “Po buçe, po”. Më pas i është drejtuar Berishës me fjalët: "O Sali, mos bëj si qen. Ulu aty ulu aty se ka ikur koha tënde. Ulu aty. Ulu aty. Dëgjo o qen i madh dëgjo".

Në këtë moment Edi Paloka mësohet se është çuar dhe pasi është afruar drejt foltores ka tentuar të qëllojë me grushte deputetin Erion Braçe.

Debati:

Braçe: O Sali, mos bëj si qen. Ulu aty ulu aty se ka ikur koha tënde. Ulu aty. Ulu aty. Dëgjo o qen i madh dëgjo.

Braçe: Nuk ke lënë njeri pa përfolur . Ti do vish ta provosh në gjykatë

Berisha flet nga vendi: Ti je këlysh i vogël po dollarët ke marrë shumë

Braçe: Sali boll mos bëj si qen. Ulu aty se e di çfarë halli ke. Ulu mar aty.

Berisha: Je këlysh i vogël

Braçe: Dëgjo këtu qen i madh

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Nuk ndalet as në respekt të të rënëve”
Braçe: Hyra i vrarë në Parlament, nuk i toleroj më. Berisha: Është betejë për jetë a vdekje »
Article Logic
Execution time: 0.044962882995605
array(1) { ["section"]=> string(82) "sherr-ne-parlament-edi-paloka-tenton-te-qelloje-me-grusht-erion-bracen-video-37071" }