Sherr në PS, Dade sulmon Tahirin: Po mbroni banditët!

Publikuar tek: politike, më 09:10 03-12-2015 Sherr në PS, Dade sulmon Tahirin: Po mbroni banditët! Arta Dade dhe Saimir Tahiri

Zbardhet sherri mes Arta Dades e Saimir Tahirit në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste. ‘’Po mbroni banditët!’’, mësohet të ketë sulmuar Dade, ministrin e Punëve të Brendshme.

Ja debati i plotë mes tyre:

Dade: Dua të diskutoj nesër për projektligjin e pronave sepse kam një rast konkret kur pronarët po nëpërkëmben nga institucionet e shtetit. Kam një vit që e ngre zërin dhe nuk më dëgjon njeri. Nesër do të flas në Parlament për të gjithë këtë histori.

Ruçi: Çfarë historie është kjo?

Dade: Një person që duket se ka mbështetje të fortë në institucionet ligjzbatuese, ka një vit që në tarracën e pallatit tim ku jetojnë mbi 50 familje, po bën ndërtime, pa e prishur terezinë, se duket ka mbrojtje të forta. Unë i kam kërkuar Dallëndyshe Bicit që të vijë dhe të kontrollojë këtë ndërtim pa leje. Në fillim më ka thënë që do të vij, por nuk ka ardhur asnjëherë. E marr në telefon dhe nuk e hap telefonin. Marr Policinë e Shtetit në telefon dhe e denoncoj rastin. Policia vjen deri te pallati dhe kur e merr vesh se kushe  ka ndërtimin, ikën. Çfarë është kjo polici që mbron banditët?! Zoti ministër i Brendshëm, po mbroni banditët!

Tahiri: Zonja Dade, merre me qetësi. Unë i kam kërkuar drejtorit të Policisë kur më ke thënë ti dhe ai ka bërë verifikimet. Ka rezultuar që personi, unë nuk e njoh kush është, ka marrë leje nga Bashkia për rikonstruksion ndërtese.

Dade: Ke sy të shikosh?! Dil te oborri i Parlamentit dhe duket, s'ka nevojë të mundohesh shumë. Mund të më tregosh lejen që ka?! Ai ka marrë një leje rikonstruksioni të banesës së tij, që nënkupton ndërrim pllakash, heqje dyersh dhe dritaresh dhe kaq. Por personi në fjalë ka ndërhyrë në konstruksionin e pallatit. Ai ka zgjeruar sipërfaqen, ka hequr kolona betoni dhe kjo në kurriz të banorëve të pallatit, që kanë mbi një vit që nuk gjejnë qetësi dhe pa asnjë leje, por nën mbrojtjen e institucioneve. Unë kështu mund ta konsideroj, derisa askush nuk guxon ta ndalojë.

Ruçi: Nuk është nevoja të bërtasësh…

Tahiri: Unë nuk e njoh fare, por edhe po ta njihja, këtë qëndrim do të mbaja përsëri.

Dade: Gramoz, të ftoj të vish të shohësh nga afër në pallatin tim se çfarë bëhet me këtë ndërtim dhe çfarë thonë banorët për shtetin dhe institucionet e tij se si funksionojnë. Ky person ka sponsorizuar disa fushata, në Tiranë dhe në Shkodër, prandaj nuk e prek njeri. Madje ka dalë mbi shtetin. Ky është shteti që donim të ndërtonim?! Me këtë trajtim që i është bërë këtij rasti dhe situatës së krijuar në këtë pallat, mua më vjen të shes shtëpinë dhe të iki nga pallat.

Por më thoni, më thuaj shoku Gramoz, kjo është zgjidhja? Unë, deputetja e Parlamentit Shqiptar, nuk gjej dot zgjidhje mga shteti im për një padrejtësi që po u bëhet 50 familjeve të një pallati. Po qytetarët e thjeshtë si trajtohen?! U janë prishur kioskat njerëzve te Liqeni, ndërsa këtu në qendër të Tiranës, lejohet një ndërtim dykatësh, edhe kur denoncohet nga banorët.

Tahiri:  Ka sponsorizuar, s'ka sponsorizuar.Ta thashë se nuk e njoh këtë njeri.

Dade: Ne si banorë i jemi drejtuar Prokurorisë, duke bërë denoncim. Prokurori i çështjes shprehes se personi në fjalë ka marrë leje nga bashkia. Ne si banorë do t’I drejtohemi prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, për këtë prokuror që nuk bën detyrën dhe për të zgjidhur në rrugë ligjore këtë çështje. Por këtë shqetësim do ta ngre edhe nesër në Parlament, me foto dhe fakte.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Historia e pallatit ‘’në dritaren e Kadaresë’’ dhe tensioni i shkrimtarit me Sali Berishën
Dogjani në Kuvend kërkon mbrojtjen e gazetarit, mesazhi kërcënues: “Do të të kthejmë në kufomë” »
Article Logic
Execution time: 0.038963079452515
array(1) { ["section"]=> string(56) "sherr-ne-ps-dade-sulmon-tahirin-po-mbroni-banditet-26847" }