Sherr në PS, ish-kryetari përplaset me Ditmir Bushatin: Është turp i madh. PS s’është në shina

Publikuar tek: politike, më 11:57 24-10-2015 Sherr në PS, ish-kryetari përplaset me Ditmir Bushatin: Është turp i madh. PS s’është në shina Besnik Xhemali dhe Ditmir Bushati

Sherr në Partinë Socialiste. Një ish-kryetar përplaset me Ditmir Bushatin, gjatë mbledhjes. Besnik Xhemali, ish-kryetar i Komunës Bërdicë ka debatuar fort me ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushatin, njëkohësisht koordinator i PS, gjatë një mbledhjeje të degës së kësaj partie në qytetin verior.

“Kam dhënë kontribut në zgjedhjet lokale. Është turp i madh si po ma shpërblejnë. Drejtorët janë të LSI dhe PD, PS nuk është në shina. Nuk kam hequr dorë nga PS, thjesht kritikova qeverinë’’, i ka thënë Xhemali, Bushatit.

Pas toneve të ashpra Xhemali është ngritur dhe ka dalë nga mbledhja e PS-së. Nuk ka informacion se si ka reaguar Bushati, por burimet thonë se ka dashur të mbyllë menjëherë çështjen e përplasjes, duke kaluar në pika të tjera të diskutimeve me socialistët e Shkodrës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama dhe Kokëdhima flasin pas takimit, kryeministri: Çfarë u duhet ju kur mbahet kongresi. Deputeti: Mos u merrni me thashetheme
Dhoma Amerikane nuk ia kursen Ramës: Ne nuk burgosim qytetarët për kuponin »
Article Logic
Execution time: 0.018821954727173
array(1) { ["section"]=> string(97) "sherr-ne-ps-ish-kryetari-perplaset-me-ditmir-bushatin-eshte-turp-i-madh-ps-s-eshte-ne-shina-23873" }