Sherr në seancën dëgjimore për “Lazaratin”. Noka-Brahos: Je në vete ti? Shefi i sigurisë: Ti s’je në vete

Publikuar tek: politike, më 11:25 07-07-2015 Sherr në seancën dëgjimore për “Lazaratin”. Noka-Brahos: Je në vete ti? Shefi i sigurisë: Ti s’je në vete Nga seanca degjimore me ministrin Tahiri

Ka nisur me debate të ashpra seanca dëgjimore me ministrin Tahiri për ngjarjen e Lazaratit dhe operacionet e organizuara nga polica gjatë të cilit u vra efektivi i RENEA-s dhe u plagosën dy të tjerë. Sherri ka nisur mes shefit të Sigurisë Spartak Braho dhe deputetit të djathtë Flamur Noka.

Braho njoftoi paraprakisht se duhen shmangur problematikat që përbëjnë sekret hetimor në këtë seancë dëgjimore por menjëherë ka ndërhyrë Noka i cili i kërkoi llogari Brahos për atë se çfarë do flisnin meqë “çështja na qenkesh nën hetim”.

Braho: Ministri ka kërkuar që mbledhja të bëhet në prani të medias duke shmangur atë problematikë që përbën sekret shtetëror sepse sic e dini çështja është nën hetim nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Noka: Ju sapo thatë që çështja dhe operacionet në Lazarat është nën hetim, për sa kohë është nën hetim atëhere çfarë do na raportojë kur ai nuk na jep dot ansjë informacion që shkel sekretin hetimor

Braho: Këtë që thotë zoti Noka...në dy seancat ju s’keni lënë gjë pa thënë

Noka : Kemi thënë problematikat

Braho: padurimi fillon me deklaratat e tua

Noka: Je në vete apo s’je në vete?!

Braho: Jo unë po ti s’je në vete. Saliu s’ka lënë gjë pa thënë atje

Noka: Saliu s’ka lënë gjë pa thënë se u vra polici atje...

Braho: Të dëgjojmë ministrin

Noka: Në 2014 ju zotëri keni paraqitur një listë me disa persona si të dyshuar... (ndërhyn Braho duke i ndërprerë fjalën) ta mbaroj o Spartak .A është dikush nga këta persona që dyshohen së organizuar që hapën zjarrin ndaj Bashës apo jo? Dhe mban dikush përgjegjësi që këta persona u pajisën me armë?!

Braho:Zoti Flamur është për të ardhur keq që një ministër Mbrojtje...

Noka: Jo s’jam ministër unë

Braho:Këto janë pjesë e hetimit

Noka: Jo, kjo nuk ka lidhje me sekretin hetimor.

Braho: Nëqoftëse ke ardhur të merresh me mua unë ta tregoj vendin ty

Noka: Nuk ma tregon dot mua vendin ti.

Tahiri: Këto janë të gjitha fazat hetimore. Mjaft të them që shumë njerëz kanë qenë në kërkim dhe  ju me kaq duhet ta kuptonit nuk është në përgjegjësinë time të bëj sqarime elementare. Policia ka patur informacion, janë organizuar operacione për kapjen e personave në kërkim. Deri tani janë kapur 37 persona që kanë qenë në kërkim, janë edhe disa të tjerë nga viti 2014 por ky nuk është një proces që bëhet me urdhra apo preferenca por është një proces që vazhdon.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti Nishani takon guvernatorin Gent Sejko për krizën greke
Tahiri: S’kishim informacion nga Shërbimi Informativ për Lazaratin »
Article Logic
Execution time: 0.026172161102295
array(1) { ["section"]=> string(105) "sherr-ne-seancen-degjimore-per-lazaratin-noka-brahos-je-ne-vete-ti-shefi-i-sigurise-ti-s-je-ne-vete-15521" }