Sherr në “TV Klan”, Saimir Kodra qëllon me shpullë Eni Shehun

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:20 12-05-2016 Sherr në “TV Klan”, Saimir Kodra qëllon me shpullë Eni Shehun

Një incident mes kolegësh mund të quhet ai që ështe regjistruar gjatë drekës së sotme në restorantin e brendshëm të "TV Klan". Burime për Syri.net të pranishëm në vendin e ngjarjes, raportojnë se drejtuesi i emisionit investigativ "STOP", Sajmir Kodra ka qëlluar me shpullë pas një debati verbal, gazetarin e "ABC News" Eni Shehu.

Sipas burimeve të Syri.net të cilët kanë qenë dëshmitarë okularë, gjatë drekës së sotme drejtuesi i emisionit "STOP" ka qenë i ulur në “kafen e Klanit” siç njihet ndryshe ambjenti në fjalë bashke me disa persona të tjerë që me shumë gjasë ndodheshin aty për të përgatitur ndonjë temë investigimi. Aty pranë ka qenë i ulur në një tjetër tavolinë, gazetari i ABC News Eni Shehu sëbashku me kryeredaktoren e emisionit STOP, Valbona Kurti.

Kodra ka vënë re në një moment gjatë bashkëbisedimit me njerëzit që kishte në tavolinë se gazetari Eni Shehu po e xhironte me celularin e tij dhe kjo duket se e ka nervozuar tej mase Sajmir Kodrën i cili i është drejtuar gazetarit Shehu me fjalët: “Je mësu me ato të tjerët ti po unë të bëj atë që sta ka bërë njeri”- duke e shoqëruar të gjithë dialogun verbal edhe me sharje të rënda.

Më pas në debat e sipër Kodra edhe e ka qëlluar me shpullë gazetarin Shehu duke e rrëzuar për tokë. Situata e krijuar në “kafen e Klanit” ka qenë vërtetë e nderë dhe për një çast ka pllakosur heshtja ndërkohë që e gjithë skena ka filluar dhe ka mbaruar aty. Raportohet se për këtë incident, gazetari Eni Shehu ka vënë në dijeni Drejtorin e Informacionit të "ABC News", Armand Shkullaku dhe akoma më tej Presidentin e "TV Klan", Aleksandër Frangaj ndërsa flitet se do ketë edhe një padi për dhunë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndocaj pritet në New York me limuzinë Hummer, darkon në Manhatan (FOTOT)
Të mbathurat e grisura të Shukri Xhelilit, shkundet rrjeti me humor e ironi (Komentet më pikante) »
Article Logic
Execution time: 0.021113872528076
array(1) { ["section"]=> string(64) "sherr-ne-tv-klan-saimir-kodra-qellon-me-shpulle-eni-shehun-40275" }