Sherr pas ndeshjes Shënkolli – Kamza, presidenti i Kamzës denoncon dhunën: S’dija nga më vinin grushtat, shkelmat…

Publikuar tek: sport, më 16:36 22-04-2017 Sherr pas ndeshjes Shënkolli – Kamza, presidenti i Kamzës denoncon dhunën: S’dija nga më vinin grushtat, shkelmat… Naim Qarri president i Kamzes dhe Xhemal Mziu kryebashkiak i Kamzes

Presidenti i Kamzës Naim Qarri është drejtuar në këto momente drejt një prej spitaleve privatë në vend për të bërë një kontroll pas dhimbjeve që ndjen në trup nga goditjet që mori në pas përfundimit të ndeshjes Shënkolli – Kamza.

Episodi i dhunës sipas vetë presidentit Qarri ka ndodhur menjëherë dhe ai vetë nuk e ka pritur.
“Jam duke shkuar tani për spital për një kontroll të specializuar. Nuk mora vesh se nga po vinte dhuna. Na mbyten me grushta me shkelma. Ikja nga një drejtim për te tjetri, aty drejtoheshin për dhunë tifozët. Nuk mora vesh. Fati im ndoshta, dy djem të rinj që as i di se kush ishin që na nxorrën nga situate që ishte shumë kaotike. Nuk kishte as polici asgjë. Dy – tre policë, nuk mund të bënin asgjë” thotë presidenti i Kamzës Naim Qarri për newsport.al.
Ndeshja përfundoi në barazim mes Shënkollit dhe Kamzës dhe gjithcka duket se hap garën edhe njëherë për kategorinë e parë. Pritet ende të konfirmohen të tjerë element për dhunën. /NEWSPORT.AL/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çiklisti humb jetën tragjikisht në një aksident rrugor teksa stërvitej për garën e rradhës
Këngëtarja e përfolur për lidhjen me Armando Sadikun: Shpresoj shumë që Armando të mos jetë në ndonjë lidhje… »
Article Logic
Execution time: 0.01485800743103
array(1) { ["section"]=> string(114) "sherr-pas-ndeshjes-shenkolli-kamza-presidenti-i-kamzes-denoncon-dhunen-s-dija-nga-me-vinin-grushtat-shkelmat-76069" }