Sherr Ruçi – Kokëdhima në sy të Ramës. “E ke shpall veten kryeministër jugu”, “ti je parazit”, fjalor i përdorur në mbledhje

Publikuar tek: politike, më 14:47 20-10-2015 Sherr Ruçi – Kokëdhima në sy të Ramës. “E ke shpall veten kryeministër jugu”, “ti je parazit”, fjalor i përdorur në mbledhje Nga e majta ne te djathte: Gramoz Ruçi, Edi Rama, Koço Kokedhima

Partia Socialiste po gjendet nën trysninë e socialistëve të thjeshtë por edhe drejtuesve, dy vjet pas qeverisjes, për atë që po ndodh me strukturat e saj, por edhe me organizimin e kongresit. 

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Gramoz Ruçi, është përfshirë të shtunën në debate të ashpra me deputetin e PS për Vlorën, por edhe të deleguarin e kryeministrit për Jugun e vendit, Vlorën e Gjirokastrën, Koço Kokëdhima, sipas informacionit që disponon newsbomb.al.

Takimi i zhvilluar në selinë e PS, mes deputetëve dhe drejtuesve të qarkut, deputetëve, sekretarit të përgjithshëm dhe kryetarit të PS Edi Rama, ka “degjeneruar” në akuza mes deputetëve, ku përgjegjësia binte mbi punësimet dhe organizimin e PS.

Ishte deputeti Kokëdhima që analizoi situatën partiake, thonë burimet e newsbomb.al, për Vlorën dhe Gjirokastrën. Në fjalën e tij, për shkak të problematikave të zonës që kishte, Koço Kokëdhima kërkoi shtyrjen e kongresit të PS. Pas më shumë se 80 minutash raportim, i pari që reagoi ishte Gramoz Ruçi.

“Mos na bëj këtu sikur ke shumë punë. Duhet të të vijë turp se nuk ke bërë asgjë. Ke shkelur çdo afat statutor. Kush je ti që ke marrë vendim për shtyrjen e afatit. Një vendim të tillë për caktimin e datës e ka marrë Asambleja. Po duket se kështu është, kur ti emëron vet, vendos vetë, përcakton vetë. Po fundja do të vijë kjo situatë, sepse ty të kanë bojkotuar gjithë deputetët. Se ti deputetët nuk i bën pjesë të grupeve të punës” ishin fjalët e Gramoz Ruçit, sipas informacionit të newsbomb.al.

Kaq ka mjaftuar që në një situatë të ndezur, përpara kryetarit të PS, Edi Rama, i cili nuk po ndërhynte, thonë burimet e newsbomb.al, të merrte fjalën deputetja Valentina Leskaj.

“Jam dakord me ç’ka thotë Gramozi. Ti nuk bashkëpunon me ne, nuk hap telefonin. Ti edhe kur ke mbledhje te zona ime elektorale, nuk thua e nuk njofton” tha Leskaj, tha një nga deputetët për neësbomb.al.

Fatmir Toçi shkoi edhe më tej, duke i thënë Kokëdhimës “të hidhet pupthi” se s’të do njeri. “Ty more zotëri nuk të do njeri. Ti e quan veten kryeministër të jugut. Po ti po e merr në qafë jugun” i tha Toçi, Koço Kokëdhimës, por që mori edhe reagimin e këtij të fundit si “parazit” (për Toçin), mësojnë burimet e newsbomb.al.

Deputetja Mira Shehu është ngritur të flasë edhe ajo për situatën, duke dalë në mbështetje të Koço Kokëdhimës. Por ka qenë Gramoz Ruçi që nuk e ka lejuar të flasë. “Mbylle gojën ti, se e dimë që nga gjithë deputetët vetëm ti e do” iu drejtua Ruçi, Mira Shehut.

Për situatën donte të fliste edhe Lad Kosta, dhe Anastas Angjeli, si deputet të dy qarqeve që mbulon Kokëdhima. Por pas më shumë se dy orë mbledhjeje, ku situata u agravua së tepërmi, Edi Rama, pa folur asnjë fjalë, pa dalë në krah të njërës apo tjetrës palë, vendosi që të mbyllë mbledhjen dhe ta vazhdojnë në takimin e ardhshëm, sipas asaj që mëson newsbomb.al.

Në takim kanë qenë prezentë të gjithë drejtuesit e qarkut të Vlorës e Gjirokastrës. Dritan Leli i Vlorës, Gjergji Goro i Himarës, Florjana Koka, Sadrit Danaj, prefektja, deputetët Leskaj, Toçi, Marto, Shehu, Angjeli, Kosta etj ishin në takim. Nga drejtuesit e lartë të qarkut të Vlorës, mungonte vetëm ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shefi i kabinetit të ministrit Bushati me pasaportë greke, i vjen thirrja për ushtar në Greqi
Mandati i Frrokut, Topalli: Kauza e dekriminalizimit sot ka marrë një grusht »
Article Logic
Execution time: 0.24853897094727
array(1) { ["section"]=> string(121) "sherr-ruci-kokedhima-ne-sy-te-rames-e-ke-shpall-veten-kryeminister-jugu-ti-je-parazit-fjalor-i-perdorur-ne-mbledhje-23564" }