Sherri i bujshëm mes Joleza Kokës dhe Jul Dedës për LGBT, ndërhyn drejtori i Bashkisë: Po pse s’pyet mor burrë? Ja e vërteta (DEBATI)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:35 26-04-2017 Sherri i bujshëm mes Joleza Kokës dhe Jul Dedës për LGBT, ndërhyn drejtori i Bashkisë: Po pse s’pyet mor burrë? Ja e vërteta (DEBATI)

Dy ditë më parë një postim i aktorit Julian Deda u bë “mollë sherri” për përplasjen e aktorit me ish-kryetaren e FRESSH Joleza Koka. Juli jepte alarmin se Tirana ishte nën sundimin e LGBT-së dhe këtë e bazonte te disa vija rozë të një rruge në zonën e Bllokut.

Joleza e FRESSH reagoi menjëherë duke e quajtur aktorin “derr” ndërsa ky i fundit e ironizoi keq duke i thënë se ajo s’e dinte “ku flinte e ku zgjohej”.

Sakaq, fotos së “mistershme” i jep sqarim drejtori i Pergjithshëm i Projekteve Strategjike dhe Investimeve të Huaja në Bashkinë  e Tiranës, Genci Kojdheli. Drejtori i kërkon Jul Dedës të informohet para se të shkruajë dhe i tregon se çfarë janë në të vërtetë vijat rozë.

REPLIKAT MES TYRE SI MË POSHTË:

Genci Kojdheli: Po pse s'pyet mor burre? perpara se te komentosh? kerko njehere informacion, dhe e sigurte qe do te te jepet! kete foton e ke bere gje ne bllok? mos eshte gje ngjitur me Telekom Community Store? Ato vijat e bardha mos te duken gje si vijat e netëorkut qe ke tek telefoni, qe tregojne mbulimin?? eshte nje iniciative e TELEKOM Albania, per te bere zonen rreth dyqanit te tyre, me ngjyren e kompanise. Dhe ngjyra NUK eshte pink, eshte magenta, ngjyra e Telekom! Ti cdo gje ngjyre pink (ose ne afersi te pink-ut) e lidh me homoseksualitetin??? Se jo per gje, po sikur je dhe tifoz me Bayernin, dhe T-Mobile, me ngjyren e tyre pink, i ke dhe sponsor!

Jul Deda: Nuk te pyeta sepse nuk me ktheve pergjigje per foton qe te dergova te komenti yt dhe mendova se ta kane ndaluar te flasesh me mua.

Genci Koldheli mire mire! ke te drejte! po c'pergjigje te te jap, aman! ti shikon ca viza magenta, dhe del ne KONKLUZIONIN qe Tirana eshte nen sundimin e LGBT-ve! ca te te them une?

 Jul Deda: Epo sme ktheve mor Genci....

Genci Kojdheli: Mos merr kot ti! Se ti e do referencen futbollistike qe ta kuptosh! Uniforma e Palermos eshte PINK! Uniforma e Barcelones ne transferte eshte Magenta.

sherri.png

genci.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020894050598145
array(1) { ["section"]=> string(134) "sherri-i-bujshem-mes-joleza-kokes-dhe-jul-dedes-per-lgbt-nderhyn-drejtori-i-bashkise-po-pse-s-pyet-mor-burre-ja-e-verteta-debati-76489" }