Sherri me armë zjarri në Tiranë, identifikohet njëri nga të plagosurit

Publikuar tek: aktualitet, më 13:57 16-02-2018 Sherri me armë zjarri në Tiranë, identifikohet njëri nga të plagosurit foto nga vendi i ngjarjes

Identifkkohet njëri nga dy personat e plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në Tiranë.

Ngjarja u shënua në stacionin e fundit të Tiranës së Re në Selitë. 

Sherri nisi në lokal dhe më pas përfundoi përballë ambientit të barit.

Sipas të dhënave të deritanishme, nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është identifikuar si Gjon Pelivani. Ai është plagosur me një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave të para, sherri ka nisur mes dy grupe të rinjsh, përplasja e të cilëve ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Nga të shtënat mbetën të plagosur dy persona, ku njëri është transportuar me ambulancë në spital, Gjon Pelivani, ndërsa i plagosuri tjetër u mor makinën e të rinjëve dhe janë larguar. 

Shkaqet e konfliktit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka identifikuar autorin me inicialet A.M, i cili u shpall në kërkim. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për të plagosur
Plagosja e dyfishtë në Tiranë, identifikohen autori dhe dy të plagosurit, njëri pronar lokali te Tirana e Re (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.0039150714874268
array(1) { ["section"]=> string(76) "sherri-me-arme-zjarri-ne-tirane-identifikohet-njeri-nga-te-plagosurit-110453" }