Sheshi “Skënderbej”, Basha tregon se çfarë fshihet pas investimit në qendrën e Tiranës

Publikuar tek: politike, më 12:43 05-04-2016 Sheshi “Skënderbej”, Basha tregon se çfarë fshihet pas investimit në qendrën e Tiranës

Kreu i Partisë Demokratike, ish-kryetar në Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me projektin për rikonstruksionin e sheshit “Skënderbej” në qendër të Tiranës, duke thënë se investimi ka të bëjë vetëm me “shkatërrim i gjelbërimit, tender për xhepat e tyre dhe dy kulla betoni për oligarkinë dhe veten e tyre”.

Vazhdojnë krekosjet me fasada betoni, ndërkaq papunësia rritet. Vazhdojnë me palma që i blejnë një djall e gjysëm, ndërkaq njerëzit nuk sigurojnë dot bukën e fëmijëve. Rrisin taksat dhe falimentojnë biznesin e mbyllin vende pune. Rrisin faturat e energjisë dhe të ujit, vjedhin të ardhurat, ndërkaq hiqen si çlirimtarët e Kastriotit. Por çfarë është realisht “investimi” në shesh? Shkatërrim i gjelbërimit, tender për xhepat e tyre dhe dy kulla betoni për oligarkine dhe veten e tyre. Ky është meraku i madh i Pashait të Korrupsionit dhe jo vetmia e Gjergj Kastriotit”, shkruan Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Referendumi i PS, Blushi: Është në shkelje të statutit, nuk do votoj
Ç’koordinim! Zonja e parë Odeta Nishani e kombinuar më së miri me zonjën e parë hungareze (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.056557893753052
array(1) { ["section"]=> string(89) "sheshi-skenderbej-basha-tregon-se-cfare-fshihet-pas-investimit-ne-qendren-e-tiranes-36885" }