Shfaqet Ekrem Spahiu, jo vetëm kaq...Shpallet “Qytetar Nderi”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:38 06-04-2015 Shfaqet Ekrem Spahiu, jo vetëm kaq...Shpallet  “Qytetar Nderi” Ekrem Spahiu në ceremoninë e shpalljes \"Qytetar Nderi\"

Do të duhej të shpallej “Qytetar Nderi” që ta risillnim në vëmendje. E kemi fjalën për Ekrem Spahiun i cili së fundmi ka humbur nga skena politike dhe aq shumë nuk është ndjerë sa edhe po të duash të marrësh ndonjë informacion mbi aktivitetin aktual të tij, zor se e gjen.

Aktiv ose jo, ai është shpallur sot “Qytetar Nderi” i Matit, madje ka mbajtur edhe një fjalim falenderimi ku ndër të tjera ka thënë: “Të jesh qytetar nderi i trevës tuaj është një ndjesi krejt e veçantë nga të gjitha Bashkitë dhe Komunat e tjera të vendit, se je pikërisht në trojet e Familjes Mbretërore Shqiptare, në vendlindjen e Mbretit Zog I për të cilët krenoheni jo vetëm ju në Burgajet, Lis dhe Mat, por të gjithë shqiptarët”.

Spahiu madje është zotuar se do ta mbajë me dinjitet këtë titull.

Nëse doni të dini motivacionin me të cilin ai u nderua me titullin “Qytetar Nderi”, atëhere motivacioni është ky: “Për kontribute të veçanta në dobi të Komunës Lis, si edhe për përkushtimin dhe vëndosmërinë e tij në realizimin me sukses të plotë të një proçesi, për promovimin, lartësimin, vlerësimin dhe nderimeve të Mbretit Zog I dhe Familjes Mbretërore Shqiptare”. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ramën dhe Thaçin i bashkon Baton Haxhiu
Tabaku sponsorizohet në facebook, nis garën për Bashkinë? »
Article Logic
Execution time: 0.052067041397095
array(1) { ["section"]=> string(61) "shfaqet-ekrem-spahiu-jo-vetem-kaq-shpallet-qytetar-nderi-7971" }